Konflikti për Jerusalemin, dy të vdekur e qindra të plagosur në Palestinë

Goma makinash që digjen, gurë që hidhen anë e mbanë: Pas njohjes së Jerusalemit nga SHBA-të si kryeqytet i Izraelitvendi i shenjtë po tronditet nga trazirat. 

Në Jerusalem dhe në territoret palestineze kanë gjetur vdekjen të paktën 2 persona ndërsa më se 750 janë plagosur. Shumë prej tyre kanë pësuar plagë prej të shtënave, shumica nga plumba gome, sikurse njofton shërimi palestinez i shpëtimit Gjysmëhëna e Kuqe.

Policia izraelite ishte prezente në Jerusalem me trupa të përforcuara. Në Jordanin Perëndimor janë vendosur batalione shtesë të ushtrisë së Izraelit. Hantifada e tretë, si dhe e shpalli të premten “ditën e indinjatës”.

Në një seancë urgjente në Këshillin e Sigurimit SHBA hasi në kritika masive të 14 anëtareve të këtij forumi. Vendimi i SHBA-së për ta njohur Jerusalemin kryeqytet të Izraelit është “një rast i rrezikshëm precedent”, tha ambasadori i Egjiptit të OKB, Amr Abdellatif Aboulatta, raporton DW.

Ambasadorët e Britanisë së Madhe Suedisë, Italisë dhe Gjermanisë përmes një deklarate të përbashkët komunikojnë, se ky vendim nuk është në përputhje me rezolutat e OKB-së dhe nuk është i dobishëm për situatën.

Kryenegociatori palestinez Saeb Erekat tha në televizionin Al-Jeezira, se populli i tij do të negociojë sërish me SHBA, vetëm pasi presidenti Trump ta tërheqë vendimin e tij. 

Pas këtij vendimi, sikurse njoftojnë përfaqësues të lëvizjes Fata, presidentipalestinez Mahmud Abbas nuk do ta takojë nënpresidentin e SHBA-së Mike Pence sipas planifikimit në Bethlehem

Comments

Popular posts from this blog

Si lindi loja e futbollit?

Nis ofensiva ndaj shqiptarëve në Angli pas thirrjes skandaloze të zv.ministres së Brendshme

Fatime Fetai ka një porosi të fuqishme për meshkujt