Xhamia Kumanovë - Historia e saj
“Xhamia e Vjetër” në Kumanovë është ndër xhamitë e para të ndërtuara në vend, pas xhamisë në fshatin Tabanoc. Në mungesë të të dhënave të shkruara historia e ndërtimit të xhamisë ruhet brez pas brezi gojarisht. Ndërtimi i xhamisë “Nga ajo që kam dëgjuar, Tatar Sinan Pasha ka qenë bej dhe ka ardhur këtu si përgjegjës i disa punëve. Ai e ka ndërtuar xhaminë, më shumë thuhet se për ushtrinë. Qyteti këtu ka qenë i banuar me pak banorë, prandaj origjinali i xhamisë i ndërtuar në vitin 1532 është i vogël.”- rrëfeu imami i xhamisë , Nazmi Muadini , “Nga pleqtë kam dëgjuar se ai kur e ka ndërtuar i ka ftuar banorët vendas për hapjen e xhamisë, por është mërzitur se nuk kanë pasur përgatitje njerëzit tonë për hapjen zyrtare të xhamisë.” Në mesin e shembujve më përfaqësues të objekteve sakrale me plastikë të gurtë dekorative mbresëlënëse është edhe “Xhamia e Tatar Sinan Pashës”. Elementet dekorative të cilat janë punuar në mihrabin, mimbarin, dritaret dhe në pjesët...

Comments
Post a Comment