SHBA-ja mund të mos marrë pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore shkaku Koresë Veriore
Kriza e mundshme në Olimpiadën Dimërore të vitit të ardhshëm është thelluar pas ka dyshime serioze rreth pjesëmarrjes së SHBA-ve.
Vitin e ardhshëm lojërat do të mbahen në kryeqytetin e Koresë së Jugut, Seul, gjersa aty nuk do të mund t’i shohim garuesit rus pasi që janë përjashtuar nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar për shkak të dopingut.
Por, tensionet rajonale po përshkallëzohen pas testimit të raketave balistike javën e kaluar nga Korea e Veriut.
Kjo ka bërë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të reflektojnë dhe mund të mos paraqiten në Lojërat Olimpike të dimrit.
Duke folur për Fox News, ambasadorja amerikane në OKB, Nikki Haley pohoi se “Ekziston një pyetje e hapur, por gjithnjë është se si t’i mbrojmë qytetarët amerikanë në këtë zonë? Ajo që ne do të bëjmë është të marrim çdo masë paraprake të mundshme për t’u siguruar që ata janë të sigurt dhe të sigurohemi se dimë gjithçka që po ndodh”.
Pavarësisht nga komentet e Haleyt, Komiteti Olimpik i SHBA-së më vonë insistoi se mundësia e mos marrjes pjesë në garat e vitit të ardhshëm nuk ishte diskutuar.
Comments
Post a Comment