Wanda: Burri im vlen 200 milionë euro
Wanda Nara nuk është thjesht bashkëshortja e Mauro Icardit, por edhe manaxherja e tij dhe në lidhje me interesin e Real Madrid, bukuroshja nuk e mohon.
“Preferoj të mos ju them se kush më telefonon. Drejtuesit e dinë që Mauro ka refuzuar skuadra që lojtarë të tjerë nuk i kanë refuzuar, sepse ka në zemër ngjyrat zikaltër. Nuk e mohoj që janë shumë klube që interesohen për të. Më shumë nga sa thuhet vërdallë. Sa vlen? Minimumi 200 milionë euro”, tha bashkëshortja dhe njëkohësisht agjentja e sulmuesit argjentinas për “Corsport”.
“Mauro është një lojtar i rëndësishëm dhe klubet më të mëdha të Europës e ndjekin prej kohësh. Është e drejtë që një sulmues si ai, një nga numrat 9 më të mirë të botës, të ketë interesin e shoqërive të mëdha të cilat e vlerësojnë për atë që vlen. Kjo duhet të kënaq atë dhe Interin”, komentoi Vanda Nara.
Lidhur me të ardhmen e bashkëshortit të saj Nara i la të gjitha opsionet të hapura: “E vështirë ta parashikosh të ardhmen. Nuk i dihet asnjëherë se çfarë mund të ndodhë. Icardi ka një kontratë me Interin, është i lumtur se si po ecin gjërat dhe kërkon maksimumin. Por të ardhmen nuk mund ta dijë askush, fjala e fundit i takon shoqërisë, dhe ka oferta të cilat nuk mund të refuzohen”, tha bashkëshortja e sulmuesit zikaltër.
Wanda foli edhe për kontratën dhe klauzolën e sulmuesit argjentinas. “I takon drejtuesve të thonë nëse kontrata aktuale është ashtu si duhet dhe se çfarë duhet të bëjnë. Ai është një lojtar i Interit, kapiteni, dhe ka treguar gjithmonë se jep maksimumin për skuadrën e tij. Ne nuk kërkojmë asgjë. Nëse shoqëria ka si synim të ndryshojë diçka në kontratë, kjo është zgjedhja e saj. Klauzolën e kërkova sepse e mendoja të drejtë që një lojtar i nivelit dhe cilësisë së tij të kishte klauzolën e një top lojtari. Nuk e di nëse shoqëria do të dojë ta përmirësoje klauzolën e rrjedhimisht edhe kontratën e tij. Por klauzola nuk duhet të trembë askënd: edhe pse është një ofertë nga një klub e barabartë me klauzolën, vendimi i takon gjithmonë lojtarit”, përfundoi Wanda Nara.
Pas 14 javësh Mauro Icardi numëron 15 gola po aq sa dhe Ciro Immobile i Lazio-s që kryeson renditjen e golashënuesve të këtij sezoni në Serie A, pasi ka një numër më të madh të asisteve, 6 kundrejt 1 të zikaltrit.
Comments
Post a Comment