Historia e botës është historia e njerëzimit nga kohët më të hershme në të sotmen, në të gjitha vendet e Tokës. Ajo nuk përfshin historinë natyrore jo-njerëzore dhe historinë gjeologjike , përveçse kur bota natyrore ka ndikuar thellë në jetët njerëzore. Historia botërore përfshin studimin e burimeve të shkruara, nga kohët e lashta e më tej dhe njohuritë shtesë të përftuara nga burimet jetësorea, të nxjerra nga Historia faktuale e antikitetitfillon me shpikjen, në vendndodhje të ndryshme e të palidhura në Tokë, të shkrimit, që mundësoi transmetimin e kujtimeve dhe dijeve të sakta për shumë kohë. Megjithatë, rrënjët e qytetërimit gjenden përpara shkrimit — në parahistorinë e njeriut. Parahistoria njerëzore fillon në Paleolit, ose Epokën e Hershme Gurit. Gjatë Neolitit (Epokës së Re të Gurit) Revolucioni Bujqësor ndërmjet viteve 8500 dhe 7000 para Krishtit në Gjysmëhënën Pjellore (Mesopotami), njerëzit filluan zbutjen sistematike të kafshëve...
Comments
Post a Comment