Irak – Paradë ushtarake për fitoren kundër DAESH-it

Iraku zhvilloi të dielën një paradë ushtarake në Bagdad për të shënuar fitoren përfundimtare kundër DAESH-it pas një lufte trevjeçare.
Kryeministri irakian, Haider al-Abadi dhe komandantë të lartë të ushtrisë dhe të sigurisë ishin të pranishëm në këtë paradë të zhvilluar në qendër të kryeqytetit.
Parada ushtarake u mbyll me fluturimin e avionëve.
Al-Abadi e shpalli datë 10 dhjetor si festë kombëtare.
Të shtunën, Kryeministri Al-Abadi njoftoi fundin e luftës së ndërmarrë që prej tre vitesh nga forcat qeveritare kundër organizatës terroriste DAESH në Irak.

Comments

Popular posts from this blog

Xhamia Kumanovë - Historia e saj

Sulltani që pushtoi Kostandinopojën, a ishte mysliman i mirë?