Përmbysen nga shiu disa shtëpi në Gostivar
Shiu i rrëmbyeshëm përfshiu edhe qytetin e Gostivarit dhe rrethinën.
Për shkak të shirave të shumtë janë përmbytur rrugë dhe disa shtëpi, transmeton Zhurnal.
Banorët e lagjes Cigllana, Raven dhe Banjeshicë kanë kërkuar ndihmë deri te organet komunale për problemet që i shkaktoi shiu.
Nga komuna e Gostivarit njoftojnë se ekipet e ndërmarrjes komunale publike kanë dalë në terren.
"Banorët që jetojnë në rrugën "Drage Todorovski" vite me rradhë janë ballafaquar me te njejtin problem. Uji ka ka hyrë në bodrumet e disa shtëpive dhe nuk ka shkaktuar ndonjë dëm të madh material", ka deklaruar Fadil Hasani, këshilltar komunal për siguri dhe mbrojtje.
Banorët e lagjes Cigllana si dhe disa familje nga fshati Raven kanë raportuar se shiu kishte hyrë edhe brenda shtëpive të tyre.
Ekipet NP "Komunalec" në bashkëpunim me Qendrën Rajonale për Menaxhim me Kriza dhe Drejtorinë për Mbrojtje dhe Siguri, janë në terren dhe po punojnë për zgjidhjen e problemit.
Comments
Post a Comment