Rasti "Monstra", Aziri: Jemi të pafajshëm
Të akuzuarit e rastit "Monstra" sot për herë të parë kanë shkuar në Gjykatë pa u shoqeruar nga policia dhe janë paraqitur në sportel si dëshmi se nuk do të arratisen.
Në deklaratë për media i akuzuari Haki Aziri, thotë se nuk kanë qëllim që të ikin dhe se presin që e vërteta të dalë në shesh. Bashkë me të, në sportelin gjyqësor është paraqitur edhe Agim Ismailoviq dhe Sami Luta.
"Nuk kemi qëllim që të ikim. Sikur që shihni edhe sot, erdhën në Gjykatë dhe i respektojmë masat që na janë ndarë. Presim gjykim korrekt dhe të drejtë dhe besojmë se do ta tregojmë pafajësinë tonë. Ne nuk kemi kontaktuar me dy të akuzuarit që janë në Kosovë, nuk e dimë nëse ata kanë ndikuar ose do të ndikojnë në procedurë. Ajo që ne e dimë është se ata janë takuar me anëtarë të familjeve të tyre.
Periudhën prej disa ditëve që kemi dalë nga burgu është shumë i shkurtër që të përshtatemi dhe do të na jetë e nevojshme një kohë e gjatë. Besojmë se do ta tregojmë pafajësinë tonë gjatë rrjedhës së procedurës së përsëritur gjyqësore"

Comments
Post a Comment