Muhammad Ali, ikona e boksit mbarëbotëror

Fillimet e karrierës

Në moshën 12-vjeçare Muhammad Ali njihet me Joe Martin, polic dhe trajner i boksit lokal. Martin e inkurajoi Muhammadin e ri në moshë në mësimin e boksit dhe në arritje të mëdha në këtë fushë. Nëse rezultatet shkollore të tij ishin të dobëta, paraqitjet e tij sportive ishin shumë të mira dhe kur ishte në lice fitoi 6 Kentucky Gold Glove, që i dhanë atij mundësi të marrë diplomën me gjithë notat mediokre. Në Lojërat Olimpike të verës së vitit 1960 në Romë, ai fitoi medaljen e artë të peshave gjysmë të rënda. Ai bëhet profesionist nën tutelën e trajnerit legjendar të boksit, Angelo Dundee dhe fiton shpejt famë për stilin e tij të veçantë për rezultatet e tij spektakolare dhe vetëreklamimin pa pushim që i bënte vetes. Ai u bë i njohur me nofkën “Louisville Lip” (që do të thotë Lepuri i Louisville) duke kompozuar poema që parandienin se në cilën herë ai do të mundte kundërshtarin e tij Liston KO. Ai nuk ngurronte të qartësonte të folurat e tij me fjali të tilla si “Unë jam i madh” apo “Jam i ri, jam i lezetshëm dhe jam totalisht i pamposhtur”. Në Louisville, më 29 tetor të vitit 1960, ai fiton ndeshjen e parë në nivel profesional. Para se të marrë emrin e ri sipas traditës myslimane, Cassius Clay kishte shfaqur tashmë një talent unik, por shumë të papërshkrueshëm nga pikëpamja e stilit. Shpesh ai e linte veten të ishte shumë i zhdërvjellët në mbrojtje. Cassius preferonte t’i kapte grushtet e kundërshtarit të tij me reflekse dhe lojën e këmbëve që ishte shumë efikase. Pothuajse në të gjitha rastet ai ishte më i talentuar dhe i shpejtë se kundërshtarët e tij, ai i dominonte ata. Siç ndodh te profesionistët ai kishte besim te aftësitë e tij dhe thoshte shumë shpesh se ishte i fortë dhe se askush nuk mund ta mundte. Publiku që e ka parë të zhvillojë ndeshje boksi në emisionin «Kampioni i së nesërmes» nuk e pëlqente këtë lloj besimi që ai kishte në vetvete dhe këtë lloj arrogance. Në moshën 18-vjeçare, ai kishte fituar të gjithë titujt e mundshëm të amatorëve. Për titullin «Dorezat e Arta Kombëtare», ai ka bërë një përballje shumë të arritur profesionalisht. Kundërshtari i tij, një kampion me ngjyrë i ushtrisë amerikane, i quajtur Allen Hudson, e hodhi në tapet që në raundin e parë. Megjithatë, Cassius nuk e la veten të mundej. Ai u çua përsëri në këmbë dhe replikoi ndaj kundërshtarit të tij duke fituar në raundin e tretë me një “knock-out » teknik. Kjo fitore i dha atij të drejtën për të shkuar në Lojërat Olimpike të Romës të zhvilluara në verë të vitit 1960. Para se të shkonte atje ai fitoi Medaljen e Artë në kategorinë e peshave të lehta dhe të rënda. Në atë kohë Cassiusit nuk i mbetej gjë tjetër veçse të kalonte në radhët e profesionistëve.                                                                                                                                                                                                          
Loja dhe besimi në vetvete 



Në fillimet e karrierës së tij, Muhammad Ali ishte një lojtar që posedonte një aftësi shumë të mëdha në krahasim me boksierët e kategorisë mbi mesataren (ai arrinte të ngrinte 84 kilogram). Ai mund të boksonte duke ruajtur dorën e tij të majtë përgjatë trupit dhe shmangte goditjet duke u zmbrapsur. Ai shmangte rrezikun me finesë nën brohoritjet e gëzueshme të fansave që ndodheshin të pranishëm. Për më tepër, ai kishte duart më të shpejta ndër lojtarët e kategorisë së tij. Ai i lodhte kundërshtarët e tij me goditje të shpeshta, si në fytyrë, ashtu edhe në trup. Edhe pse konsiderohej si një boksier i shkathët, ai duhej të respektonte goditjen e grushtit të tij. Gjatë tridhjetë përballjeve të tij të para, ai fitoi 24 herë. Asnjë nuk e vinte në dyshim faktin që godiste fort dhe që mund ta bënte shumë shpejt kundërshtarin të përballej me tapetin. Ai ishte më të vërtetë i lindur për këtë sport, boksi ishte dhuntia e tij më e madhe. Me besimin e madh që kishte në vetvete, ai u hapte luftë kundërshtarëve të tij. Edhe ata më të mëdhenjtë kanë shijuar lirizmin e tij. Ai nuk ndalej vetëm në disa fjalë. Ai guxonte të parathoshte se çfarë do të ndodhte gjatë raundit, gjatë së cilit ai e dinte sa herë do të rrëzonte në tapet kundërshtarin. Më pas, ai përshkruante mënyrën me të cilën do të fitonte. Gjatë përballjes së parë me Sonny Liston, Ali kishte thënë se Sonny do të ishte sateliti i parë human. E gjithë kjo paradë shkaktonte një sasi të madhe emocionesh, si tek ata që e admironin, ashtu edhe te fansat. Në fakt, ai nuk linte askënd ta mburrte sepse ishte vetë shumë i kujdesshëm për këtë gjë, sidomos në kohën kur thoshte “Unë jam më i madhi”. Megjithatë kur binte zilja në ring, fjalët e bukura zëvendësoheshin me lojën e boksit. Në atë çast kundërshtarët prisnin vetëm goditjet e tij

Comments

Popular posts from this blog

Si lindi loja e futbollit?

Nis ofensiva ndaj shqiptarëve në Angli pas thirrjes skandaloze të zv.ministres së Brendshme

Fatime Fetai ka një porosi të fuqishme për meshkujt