Papa thirrje Trump-it që të mos e njohë Jerusalemin kryeqytet të Izraelit

As kreu i Vatikanit, Papa Françesku, nuk e mirëpret atë që mund të bëjë Trump-i, njohjen e Jerusalemit kryeqytet të Izraelit.

Kleriku i lartë ka bërë thirrje që të ruhet statusi i tanishëm i qytetit të shenjtë të tre besimeve, duke e konsideruar atë si unik.
“I lutem Zotit që identiteti i tij të ruhet dhe forcohet në dobi të Tokës së Shenjtë, Lindjes së Mesme dhe të gjithë botës, dhe që mençuria dhe maturia mbizotërojnë për të parandaluar që elementët e rinj të tensionit të shtohen në një kontekst global tashmë të tronditur nga kaq shumë konflikte mizore”, u shpreh Papa Françesku gjatë fjalimit javor.
Sipas të dhënave të një përfaqësuesi të nivelit të lartë të qeverisë së SHBA-së, këtë të mërkurë (06.11) Trump do ta shpallë vendimin e tij për të njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit. 
Trump gjatë një fjalimi që do të mbajë do të komunikojë zhvendosjen e ambasadës së SHBA-së në Jerusalem, por realizimi i këtij vendimi mund “të zgjasë me vite”, thuhet në Uashington. 
Sikurse Izraeli edhe palestinezët e pretendojnë Jerusalemin si kryeqytetin e tyre. Izraeli e ka shpallur të gjithë Jerusalemin si një “qytet të përjetshëm e të pandashëm”. Për palestinezët Jerusalemi lindor është kryeqyteti i shtetit të ardhshëm të tyre.

Comments

Popular posts from this blog

Si lindi loja e futbollit?

Nis ofensiva ndaj shqiptarëve në Angli pas thirrjes skandaloze të zv.ministres së Brendshme

Fatime Fetai ka një porosi të fuqishme për meshkujt