Jo vetëm përmbytje, por edhe tërmete

Shtatë tërmete janë regjistruar në vendin tonë përgjatë tri ditëve, përkatësisht më 28, 29 dhe 30 nëntor. 
Ndërsa reshjet e shumta të shiut të shoqëruara me përmbytje kanë përfshirë vendin për më shumë se 24 orë, nga ana tjetër janë regjistruar edhe tërmete të vegjël. 
Më i madhi i regjistruar është me magnitudë prej 3 ballësh i regjistruar mbrëmjen e shkuar rreth orës 18:01 minutë rreth 9 km në veriperëndim në Peshkopisë.
 Dy tërmete të tjera janë regjistruar në Korçë dhe dy të tjerë në Kukës si dhe në Tiranë, sipas Institutit të Gjeoshkencave.

Comments

Popular posts from this blog

Xhamia Kumanovë - Historia e saj

Sulltani që pushtoi Kostandinopojën, a ishte mysliman i mirë?