“Xhamia e Vjetër” në Kumanovë është ndër xhamitë e para të ndërtuara në vend, pas xhamisë në fshatin Tabanoc. Në mungesë të të dhënave të shkruara historia e ndërtimit të xhamisë ruhet brez pas brezi gojarisht. Ndërtimi i xhamisë “Nga ajo që kam dëgjuar, Tatar Sinan Pasha ka qenë bej dhe ka ardhur këtu si përgjegjës i disa punëve. Ai e ka ndërtuar xhaminë, më shumë thuhet se për ushtrinë. Qyteti këtu ka qenë i banuar me pak banorë, prandaj origjinali i xhamisë i ndërtuar në vitin 1532 është i vogël.”- rrëfeu imami i xhamisë , Nazmi Muadini , “Nga pleqtë kam dëgjuar se ai kur e ka ndërtuar i ka ftuar banorët vendas për hapjen e xhamisë, por është mërzitur se nuk kanë pasur përgatitje njerëzit tonë për hapjen zyrtare të xhamisë.” Në mesin e shembujve më përfaqësues të objekteve sakrale me plastikë të gurtë dekorative mbresëlënëse është edhe “Xhamia e Tatar Sinan Pashës”. Elementet dekorative të cilat janë punuar në mihrabin, mimbarin, dritaret dhe në pjesët...
Më 29 maj 1453, ushtria osmane e udhëhequr nga Sulltan Mehmeti i II-të çau përmes mureve të Kostandinopojës, duke pushtuar kryeqytetin dhe fortesën e fundit gjigante të Perandorisë Bizantine. Në shumicën e botës, që atëherë viti 1453 është vendosur bashkë me 1066-n si një datë e zymtë dhe e paqartë. Nga Nick Danforth/Washington Post Por në Turqi, jo çuditërisht, pushtimi osman i qytetit më të madh të vendit vazhdon të ketë rezonancë, aq shumë sa që argumentat ideologjikë vazhdojnë të përplasen se si dhe për çfarë duhet festuar 29 maji. Ashtu sikurse amerikanët të bindjeve të ndryshme politike të cilët nuk bien dakord nëse Babai Themelues ishte një krishterë i devotshëm apo një ateist, turqit kanë konflikt lidhur me identitetet e figurës heroike të Mehmetit. Çdokush që ka ndjekur politikën turke së fundmi e njeh versionin silamizues të historisë osmane të promovuar nga partia që udhëheq vendin, AKP-ja, e cila e lartëson Sulltan Mehmetin II si mishërimin e devotshmërisë my...
Enzo Zidane edhe zyrtarisht ka shkëputur kontratën me skuadrën e La Ligas, Deportivo Alaves, për të kaluar në Zvicër te skuadra e FC Laussane Djali i legjendës, Zinedine Zidane, Enzo edhe zyrtarisht është larguar nga Alaves, për të kaluar te skuadra zvicerane, Laussane. Enzo në gusht u transferua nga Real Madrid në Alaves, por pas gjashtë muajsh u largua. Ai tashmë edhe zyrtarisht është bërë shok skuadre me yllin e Kombëtares së Kosovës, Benjamin Kololli. “Alaves dhe Enzo Zidane janë pajtuar të shkëpusin kontratën. Pas kësaj ai është larguar nga skuadra dhe ka nënshkruar me FC Lausanne. Klubi e falënderon për përkushtimin dhe punën gjatë këtyre muajve dhe i dëshiron shumë fat në të ardhmen”, thuhet në njoftimin zyrtar të Alaves
Comments
Post a Comment