Takimi Erdogan-Putin: Kemi qasje të ngjashme lidhur me Jerusalemin Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan dhe ai i Rusisë, Vladimir Putin, mbajtën një konferencë të përbashkët për media pas takimit kokë më kokë dhe ndërmjet delegacioneve në Ankara...
Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi se bashkëpunimi Ankara-Moskë po rritet çdo ditë e më shumë.
"Kemi një mjedis harmonik të punës në nivelin politik", shtoi ai.
Vëllimi i tregtisë dypalëshe me Rusinë rritet me 30 për qind
Kreu i shtetit turk tërhoqi vëmendjen se vëllimi i tregtisë dypalëshe me Rusinë ka shënuar rritje me 30 për qind në harkun kohor dhjetëmujor janar-nëntor të vitit 2017.
Së shpejti takim i dytë në Soçi
Në konferencë të përbashkët për shtyp, Erdogan paralajmëroi se së shpejti do të mbahet takim i dytë në Soçi të Rusisë.
Kemi qasje të ngjashme lidhur me Jerusalemin
Më tej, ai vuri në pah se Izraeli përdor zhvillimet e fundit si mundësi për rritjen e dhunës ndaj palestinezëve
"Izraeli po e konsideron procesin e fundit si një mundësi për të rritur edhe më shumë presionin dhe dhunën ndaj palestinezëve. Nuk është e mundur që asnjë person me ndërgjegje, moral, parim dhe vlera t'i shpërfill këto vrasje", tha Erdogan në konferencë të përbashkët për shtyp pas takimit me homologun rus, Vladimir Putin, në Ankara.
"Kemi vërejtur se kemi qasje të ngjashme me Putinin lidhur me Jerusalemin. Kemi rënë dakord të vazhdojmë kontaktet tona në këtë drejtim", njoftoi ai.
Takim për finalizimin e blerjes së sistemit S-400
Erdogan bëri me dije gjithashtu se brenda javës do të mbahet një takim për finalizimin e blerjes së sistemit rus të mbrojtjes ajrore, "S-400".
Statusi i Jerusalemit të diskutohet me kontakte të drejtpërdrejta
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, nga ana e tij theksoi se statusi i Jerusalemit duhet të diskutohet me kontakte të drejtpërdrejta mes Izraelit dhe Palestinës.
Comments
Post a Comment