Kapet mbreti serb i kokainës, furnizonte VIP-at grekë
Një serb, pjesëtar i një bande të madhe kontrabandistësh me drogë, që kishte furnizuar me narkotikë personalitete të njohura greke, është arrestuar sot me 135 kilogramë kokainë në pushimoren Varkizi, në afërsi të Athinës, njoftoi portali grek “Proto tema”’.
Sipas medias greke, policia të dyshuarin e ka zënë derisa ka qenë në gjumë, duke hyrë sot herët në mëngjes në banesën e tij luksoze, ku krahas drogës ka gjetur edhe 12.000 euro.
Vlerësohet se në tregun ilegal vlera e 135 kilogramëve kokainë në tregun ilegal arrin në 5 milionë euro.
Kokaina masivisht është shfaqur në klubet e natës në Greqi, te klientela e pasur, shkruan “Proto tema”.
Policia vazhdon hetimet, sepse banda pjesëtar i së cilës ka qenë serbi i arrestuar sot në mëngjes, ndumëron disa dhjetëra pjesëtarë.
Comments
Post a Comment