Robben flet për të shkuarën e tij dhe largimin nga Bernabeo

U largua nga Real Madridi. Ndjeu se kishte bërë një hap prapa në karrieren e tij. Kjo sepse qëllimi i tij ishte të luante në nivelin më të lartë të mundshem. Atë kohë ekipi ku ai u transferua, Bayerninuk kishte qenë aq i suksesshem në Europë. 

Kështu e nis tregimin e tij për kalimin nga Reali tek Bayerni, Arjen Robben në një intervistë të dhënë për UEFA përpara ndeshjes ndaj PSG, kalim për të cilin, anësori holandezthotë se në fund u ndje mirë.

Robben tregon se qëllimi i tij tek klubi Madrilen ishte fitimi i La Deciman.

“Ishte ëndrra ime për dy vjet atje, por ne nuk e fituam trofen në atë periudhë”, u shpreh holandezi 33 vjeçar, përcjell Albeu.com.

Robben shton se nuk ka shumë kujtime te mira nga ajo fazë.

Sipas mediave spanjolle largimi i anësorit holandez nga Reali ndodhi për shkak të dëmtimeve të shpeshta që pësonte.

Ditë më parë ish-futbollisti gjerman, Stielike, për dallimin midis Bale e Robben tha se që të dy lojtaret janë lënduar shumë tek Reali, me këtë të dytin që rikuperoi formen e tij tek Bayerni.

Robben ishte pjesë e Real Madridit për 2 vite, nga viti 2007 e deri në vitin 2009

Comments

Popular posts from this blog

Si lindi loja e futbollit?

Nis ofensiva ndaj shqiptarëve në Angli pas thirrjes skandaloze të zv.ministres së Brendshme

Fatime Fetai ka një porosi të fuqishme për meshkujt