Ky telefon është më i shtrenjtë sesa iPhone X (FOTO)

LG Electronics ka lansuar një numër të kufizuar të telefonave “super” premium në Korenë e Jugut.
Kompania do të shesë vetëm 300 njësi të LG Signature Edition, secila prej të cilave do të kushtojë rreth 2 milionë uon korean (1,800 dollarë), vlerë më e lartë se ajo e iPhone X në vend.
LG ka përdorur markën Signature për pajisjet e saj të larta për shtëpi dhe TV, por kjo është hera e parë që po përdoret për një telefon.
Ristrukturimi i kompanisë javën e kaluar tregon se biznesi i tyre mobil ka gjasa të jetë filial për bizneset e tyre televizive dhe pajisjeve shtëpiake. CEO Jo Seong-jin fillimisht nisi markën Signature në pajisje shtëpiake, me sukses të madh dhe që çoi në fitime rekord.
LG tha se telefoni Signature, i cili vjen në të zezë dhe të bardhë, është bërë nga materialet e përdorura në orët e kompanisë.
Dizajni është i fokusuar në të qenit “i thjeshtë” dhe “dinjitoz”. Pjesa e prapme përdor qeramikë të zirkonit që thuhet të ulë gërvishtjet. Konsumatorët mund të zgjedhin të gdhendin emrat e tyre në mbulesën e pasme.
Specifikimi i telefonit të ri është gati identik me V30 dhe telefoni ka 6GB Ram dhe 256GB memorie të brendshme. Pajisja vjen me Android 8.0, ka mbushës Qi wireless, dhe LG Pay. Ekziston një ekran OLED 6 inç, një bateri prej 3,300 mAh dhe një kamerë të dyfishtë.

Comments

Popular posts from this blog

Si lindi loja e futbollit?

Nis ofensiva ndaj shqiptarëve në Angli pas thirrjes skandaloze të zv.ministres së Brendshme

Fatime Fetai ka një porosi të fuqishme për meshkujt