Vota mbi Jeruzalemin, fyerje për Uashingtonin

Hedhja në votim sot e një rezolute që dënon njohjen amerikane të Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit, që morri 14 vota nga 15 anëtarë të Këshillit të Sigurimit, është një fyerje dhe një mospërfillje që ne nuk do e harrojmë, theksoi ambasadorja amerikane në OKB.

Duke u shprehur pas kësaj vote, të cilës Uashingtoni i vuri kundër veton e tij, Nikki Haley theksoi angazhimin financiar të SHBA-së në përfitim të popullsisë palestineze,

I kërkuar nga Egjipti, që ka dënuar pasojat e rënda të vendimit amerikan, teksti shprehte se vendimi i shpallur para disa ditësh nga presidenti republikan, Donald Trump duhet të tërhiqet.

Njohja e Jeruzalemit si kryeqyteti i Izraelit ka sjellë zemërimin e palestinezëve, manifestime në të gjithë botën myslimane dhe një k
undërshtim gati unanim të komunitetit ndërkombëtar.

Comments

Popular posts from this blog

Si lindi loja e futbollit?

Nis ofensiva ndaj shqiptarëve në Angli pas thirrjes skandaloze të zv.ministres së Brendshme

Fatime Fetai ka një porosi të fuqishme për meshkujt