Ish-fituesi i Topit të Artë dhe legjenda e Milanit zgjidhet president i Liberisë

George Weah, fituesi i Topit të Artë në vitin 1995, e ka shpallur fitoren në zgjedhjet presidenciale të Liberisë.

Ish-ylli i Milanit dhe Paris Saint-Germainit, George Weah, e festoi fitoren në garën për president të Liberisë, transmeton Express.
Weah, legjendë në Francë dhe Itali, u bë futbollisti i parë afrikan që e fitoi Topin e Artë në vitin 1995.
Ai iu fut politikes pasi u pensionua nga futbolli dhe u mposht në zgjedhjet e vitit 2005, para se të rikthehej këtë vit si kandidat i Partisë për Ndryshim Demokratik (CDC).
Duke e festuar fitoren, Weah shkroi këtë status në Twitter: “Thellësisht i emocionuar, dua t’ju falënderoj juve, popull i Liberisë, se më nderuat me votën tuaj sot. Shpresa është e madhe”

Comments

Popular posts from this blog

Si lindi loja e futbollit?

Nis ofensiva ndaj shqiptarëve në Angli pas thirrjes skandaloze të zv.ministres së Brendshme

Fatime Fetai ka një porosi të fuqishme për meshkujt