Autoritetet e qytetit të gatshme të përballen me daljen e mundshme nga shtrati të lumit Vardar
Shkup, 1 dhjetor - Qyteti i Shkupit është i gatshëm të përballet me daljet e mundshme nga shtrati i lumit Vardar dhe nuk ka vend për panik. Ekipet janë në terren, ndiqet gjendja dhe po ndërmerren masa përkatëse. Shtabi për Mbrojtje dhe Shpëtim i Qytetit të Shkupit do të mbajë kujdestari edhe në 24 orët e ardhshme në bashkëpunim me Qendrën Rajonale për Menaxhim me Kriza.
Këtë sot në konferencë për shtyp e deklaroi Emil Duroviq, shef i Shtabit për Mbrojtje dhe Shpëtim të Qytetit të Shkupit.
Ai informoi se pas të reshurave të rrëmbyeshme të shiut që e kapluan Shkupin gjatë natës së kaluar, në mëngjesin e sotëm është takuar me Shtabin për Mbrojtje dhe Shpëtim të Qytetit të Shkupit në të cilin janë të anëtarësuar përfaqësues të autoriteteve të qytetit, ndërmarrjet publike të qytetit. Brigada Zjarrfikëse, MPB dhe nga Qendra Rajonale për menaxhim me Kriza.

Comments
Post a Comment