Posts

Showing posts from December, 2017

Shkup, protestë për zbardhjen e “Kumanovës”

Image
Familjarët e të dënuarve për rastin “Lagja e Trimave” protestuan edhe sot në Shkup. Kërkesave të tyre për rigjykim të rastit dhe zbardhjen e tij të plotë iu bashkuan edhe organizata të tjera, veteran të luftës dhe intelektual. Familjarët dhe protestuesit kërkesat e tyre i kanë adresuar edhe në përfaqësit diplomatike. Kërkojmë reforma thelbësore në gjyqësorin e Maqedonisë, rikualifikim, rigjykim dhe kompensim të gjitha rasteve për të cilat opinioni mendon se janë prodhim i kuzhinës politike – deklaroi Shpëtim Pollozhani, Shoqata e ish të burgosurve politik . Të mundohemi deri në fund që rastin e Kumanovës ta zbardhim dhe t’i japim epilog të drejtë juridik. Mos të presim nga këta epilog të drejtë juridik sepse këta kanë bërë një akuzë për terrorizëm. Kanë luftuar deri në pikën e fundit për t’u mbrojtur nga një terror që e ushtroi pushteti i atëhershëm VMRO-BDI – tha Hisni Shaqiri, Ish deputet Protestës së familjarëve iu bashkuan edhe deputet të Lëvizjes Besa. Pas protestës në she

Zyrtare: Djali i Zidane largohet nga Alaves, bëhet shok skuadre me yllin e Kosovës

Image
Enzo Zidane edhe zyrtarisht ka shkëputur kontratën me skuadrën e La Ligas, Deportivo Alaves, për të kaluar në Zvicër te skuadra e FC Laussane Djali i legjendës, Zinedine Zidane, Enzo edhe zyrtarisht është larguar nga Alaves, për të kaluar te skuadra zvicerane, Laussane. Enzo në gusht u transferua nga Real Madrid në Alaves, por pas gjashtë muajsh u largua. Ai tashmë edhe zyrtarisht është bërë shok skuadre me yllin e Kombëtares së Kosovës, Benjamin Kololli. “Alaves dhe Enzo Zidane janë pajtuar të shkëpusin kontratën. Pas kësaj ai është larguar nga skuadra dhe ka nënshkruar me FC Lausanne. Klubi e falënderon për përkushtimin dhe punën gjatë këtyre muajve dhe i dëshiron shumë fat në të ardhmen”, thuhet në njoftimin zyrtar të Alaves

Erdogan: Na kanë përçarë në “sunitë” dhe “shiitë”, por kemi një fe dhe është islami Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tërhoqi vëmendjen mbi përpjekjet e botës perëndimore për të përçarë islamin..

Image
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tërhoqi vëmendjen mbi përpjekjet e botës perëndimore për të përçarë islamin. Gjatë kthimit të mërkurën në mbrëmje nga Tunizia, stacioni i fundit i turneut të tij afrikan, kreu i shtetit turk bëri vlerësime për gazetarët që e shoqëronin në avionin presidencial. Erdogan vuri në pah se media perëndimore ka filluar ta cilësojë atë si “lider të myslimanëve sunitë”. “Çështja duhet parë nga një këndvështrim përtej sunizmit dhe shiizmit. Ne s’bëhemi pjesë e një ndasie të llojit sunit apo shiit. Ne s’kemi një fe që quhet sunizëm dhe as një besim që quhet shiizëm. Feja jonë është një dhe është islami. Ne jemi të obliguar të veprojmë sipas udhëzimeve të islamit. Tashmë na kanë përçarë në ‘sunitë’ dhe ‘shiitë’. Duhet të tregojmë kujdes maksimal për të mos rënë pre e këtyre lojërave”, u shpreh ai. Lideri turk u ndal gjithashtu mbi nismat për statusin e Jerusalemit. “Nga aspekti i përfaqësimit, pjesëmarrja mund të ishte në nivel shumë më të lart

Policia turke arreston 201 të dyshuar për planifikim sulmesh terroriste natën e Vitit të Ri Autoritetet turke kanë arrestuar 201 persona të dyshuar për lidhje me organizatën terroriste DAESH dhe për planifikim sulmesh terroriste në festat e fundvitit...

Image
Autoritetet turke kanë arrestuar 201 persona të dyshuar për lidhje me organizatën terroriste DAESH dhe për planifikim sulmesh terroriste në festat e fundvitit. “Policia ka arrestuar të enjten 124 persona dhe premten 77 të tjerë, në 14 provinca”, njoftoi Agjencia Anadolli. “Mes të dyshuarve ishin edhe disa shtetas të huaj. Policia identifikoi dokumente dhe materiale digjitale që zbulonin plane për sulme terroriste në prag të Vitit të Ri”, sipas raportit. Kontrollet e papritura të policisë zhvillohen pothuajse një vit pas sulmit terrorist të DAESH-it në një klub nate, në Stamboll, ndërsa pjesëmarrësit ishin duke festuar natën e Vitin e Ri, duke shkaktuar vdekjen e 39 personave

Gjykatësja “Svarovski” do të vendos për Gruevskin për “Mercedesin” e tij prej mbi 600 mijë euro

Image
Gjyaktësja Lidija Petrovska, e cila është e njohur nga “bombat” si “Gjykatëse SVarovski”, sipas shpërndarjes të dy aktakuzave të reja të miratuara nga këshillat e Gjykatës Penale, duhet të vendos për lëndën “Tanku” e ku të dyshuar janë ish kryeministri Nikolla Gruevski, ish ministra Gordana Jankullovska dhe ish ndihmës-ministri i MPB-së, Gjoko Popovski për blerjen e “Mercedesit” ekstra-luksoz. Lexo më shumë në:

Paralajmërohet borë për nesër

Image
Reshje të kohëpaskohshme të shiut dhe borës në viset e larta malore, paralajmërojnë për nesër nga DPHM, transmeton clan histori Reshjet do të fillojnë në pjesët perëndimore ku do të jenë më intensive dhe lokalisht rreth 20 litra në metër katror, ndërsa deri në fund të ditës do të zgjerohen në pjesën më të madhe të vendit.  Do të fryjë edhe erë e përforcuar jugore. Të premten do të ketë reshje të dobëta lokale të shiut, ndërsa borë do të ketë edhe në disa vise më të larta në pjesët perëndimore.  Gjatë fundjavës për Vitin e Ri moti do të jetë stabil dhe i thatë.  Të shtunën do të fryjë erë mesatare veriore, ndërsa të dielën dhe të hënën nëpër fushëgropa do të ketë kushte për paraitje të mjegullës.  Gjatë natës së Vitit të Ri moti do të jetë stabil me temperaturë e cila do të jetë në interval prej minus katër deri në tre gradë

Audi tërheq nga tregu rreth 50.000 vetura për shkak të një problemi

Image
Kompania prestigjioze gjermane e veturave, Audi, ka njoftuar se për shkak të problemit me gypat për karburant te modelet A6 dhe A7, të cilat mund të çojnë deri në rrjedhje të karburantit, do të tërheqë rreth 50,000 vetura në mënyrë që të eliminojë problemin. Administrata për Siguri në Komunikacion njoftoi se te modelet Audi A6 dhe A7 të prodhuara në periudhën nga viti 2012 deri në vitin 2014, është zbuluar problemi me gypat për karburant të cilat mund të çojnë deri në rrjedhjen e karburantit. Duke pasur parasysh se ky problem mund të çojë deri në rrjedhjet të karburantit, nga e cila pastaj mund të kaplohet nga flakët vetura, kompania këtë problem e ka marrë shumë seriozisht, transmeton Koha.net. Megjithatë, problemi është zbuluar vetëm në modelet me motor 3.0-litër TFSI dhe vlerësohet se 48,693 vetura do të tërhiqen në tregun e SHBA-së. Audi do të kontaktojë secilin pronarë të këtyre modeleve për të caktuar termin në mënyrë që t’iu zëvendësojë gypat e prishura me ato të reja. T

Ish-fituesi i Topit të Artë dhe legjenda e Milanit zgjidhet president i Liberisë

Image
George Weah, fituesi i Topit të Artë në vitin 1995, e ka shpallur fitoren në zgjedhjet presidenciale të Liberisë. Ish-ylli i Milanit dhe Paris Saint-Germainit, George Weah, e festoi fitoren në garën për president të Liberisë, transmeton Express. Weah, legjendë në Francë dhe Itali, u bë futbollisti i parë afrikan që e fitoi Topin e Artë në vitin 1995. Ai iu fut politikes pasi u pensionua nga futbolli dhe u mposht në zgjedhjet e vitit 2005, para se të rikthehej këtë vit si kandidat i Partisë për Ndryshim Demokratik (CDC). Duke e festuar fitoren, Weah shkroi këtë status në Twitter: “Thellësisht i emocionuar, dua t’ju falënderoj juve, popull i Liberisë, se më nderuat me votën tuaj sot. Shpresa është e madhe”

Zbulohet materiali hidrofobik! Një material i krijuar falë nanoteknologjisë që “urren” ujin, në atë masë që pikat e ujit largohen nga sipërfaqja.

Image
Një material i krijuar falë nanoteknologjisë që “urren” ujin, në atë masë që pikat e ujit largohen nga sipërfaqja sikur të ishin gogla, përshkruhet në revistën shkencore “Joule” nga studiuesit e Universitetit të Kolorados dhe mund të ketë një pafundësi aplikimesh, që nga ftohja e sistemeve elektronike tek kondicionerët, madje edhe tek shkripëzimi i ujit. Ky material i ri mundësoi që të zgjidhet një problem tipik i sipërfaqeve aktuale shumë hidrofobike, që janë të krijuara nga maja mikroskopike që largojnë ujin. Këto materiale, shpesh herë përfundojnë duke mbajtur avullin që futet mes një maje dhe një tjetre duke krijuar bulza uji gjithnjë e më të mëdha. Për të kaluar këtë vështirësi, studiuesit amerikanë kanë analizuar një rrjetë tredimensionale të mikrofijeve të bakrit, të mëdha vetëm disa të miliontat e milimetrit dhe të mbuluara në ansore nga një veshje shumë rezistente ndaj ujit. Të vendosur vertikalisht, këto fije mikroskopike janë bashkuar në mënyrë shumë të ngushtë, për t

Nis ofensiva ndaj shqiptarëve në Angli pas thirrjes skandaloze të zv.ministres së Brendshme

Image
Ka qenë në kufijtë e skandalit deklarata e zv.ministres së Mbrotjes për  mediat  britanike se  Britania  e Madhe po sillej shumë butë me  shqiptarë t që shkonin atje përmes formave të ndryshme.  " Britania  është treguar e butë duke inkurajuar në mënyrë të papërgjegjshme të rinjtë shqiptarë të  cilët  përpiqen të hyjnë në territoret e këtij vendi.  Qeveria duhet të veprojë më shpejt dhe të rikthejë në shtëpi të gjithë emigrantët nën 18-vjeçarë ashtu siç bëjnë Franca dhe Gjermania. Ka një problem me prindërit shqiptarë pasi ato dërgojnë fëmijët përpara sepse mendojnë se do të jetë më e lehtë për ata që të marrin azil, është strategji"- deklaroi Rovena Voda, zëvendëse e Fatmir Xhafajt. Kaq u është dashur grupeve ekstremiste në Britaninë e Madhe, të  cilët  tashmë kanë filluar fushatën për baltosjen e  shqiptarë ve që rrezikojnë jetën për të kaluar në Britaninë e Madhe, shkruan Albeu.com. Ndaj emigrantëve shqiptar ka nisur një fushatë agresive në rrjetet sociale, e cila vërehet

SHBA vë sanksionet për dy organizatorët koreanë të testeve bërthamore

Image
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u ka vënë  sanksione dy zyrtarëve koreanë të cilët i prijnë zhvillimit të raketave  bërthamore . Thesari amerikan, i ka emëruar dy burra, Kim Jong-sik dhe Ri Pyong-chol dhe thuhet se ata janë liderët kyç, të programit balistik të Koresë së Veriut, shkruan BBC, përcjellë Klan Kosova. Këshilli i Sigurisë së OBK-së, ka vënë  sanksione  për Korenë të premten si kundërpërgjigje ndaj  testeve  të raketave balistike. Sanksionet e vëna, bllokojnë çdo transaksion të dy burrave në SHBA, duke ngrirë çdo aset që ata mund të kenë.

Ulet në mënyrë të papritur çmimi i Samsung S8+, sa mund t'a blini tani

Image
Ishte bërë zakon në SHBA, por tashmë edhe Europa është duke përjetuar shpesh ulje drastike të çmimeve për celularët. Kështu,  Samsung  Galaxy S8+ ka pësuar një ulje çmimi në Amazon Gjermani me 263  euro  duke zbritur në 636  euro  në total. Por me këtë çmim është vetëm modeli me ngjyrë Midnight Black,  kurse  për modelin me ngjyrën Orchid Grey duhet të paguani 649  euro ,  kurse  Arctic Silver kushton 699  euro , që megjithatë është 200  euro  më lirë se çmimi i zakonshëm.

Nuk është më mister! A e dini përse avionët janë gjithmonë ngjyrë të bardhë?

Image
A e keni pyetur ndonjëherë vetën se përse  avionët  janë ngjyrë të bardhë? Nëse po, sot do të mësoni një përgjigje interesante.  Për  avionët  është zgjedhur  ngjyra  e bardhë sepse:  Ngjyra  e bardhë nuk fshihet. Pasi i ekspozohet shumë diellit gjatë fluturimeve, ngjyrat e tjera ka shumë gjasë që të fshihen, përderisa rrezet ultra-vjollcë godasin bojën.  Ngjyra  e bardhë ka përparësi termike  Objektet e ngjyrosura me  ngjyra  të tjera e absorbojnë dritën dhe kështu nxehen më lehtë.  Përderisa objektet me ngjyrë të bardhë reflektojnë rrezet e diellit kështu që drita nuk konvertohet në nxehtësi.  Ngjyra  e bardhë ofron pamje më të mirë  Dukshmëria është një tjetër arsye për  ngjyrë n e bardhë. Kur bëhet fjalë për ndonjë gërvishtje, çarje apo dëmtim tjetër në trupin e aeroplanit.  Trupi i bardhë e bën më të lehtë që të shihet nëse aeroplani është çarë apo gërvishtur, sidomos përreth dritareve kështu që problemet të evitohen.

Ivanov: Ligji për gjuhët është jokushtetues

Image
Presidenti i Maqedonisë Gjorge  Ivanov  u shpreh në fjalimin e tij përmbyllës për vitin 2017 para deputetëve të Kuvendit të Maqedonisë se  Ligji  për  gjuhët është jo kushtetues dhe  represiv . "Me këtë ligj për shkak të pikëve politike afatshkurte po vihet në pikëpyetje interesat e përhershme të Maqedonisë dhe popullit maqedonas. Kërkesa për dygjuhësi është e rregulluar me amendamentin 5 nga Kushtetuta, e cila doli nga Marrëveshja e Ohrit, ku rregullohet çështja për gjuhën zyrtare në Maqedoni", tha  Ivanov  gjatë fjalimit. Sipas presidentit, nuk ka terminologji precize çfarë është gjuhë zyrtare. " Ligji  është  represiv , ata që pohojnë se ky Ligj është në përputhshmëri me Kushtetutën dhe ligjet do t’i pyes me cilën kushtetutë dhe cilat ligje? Pas konsultimeve me ekspert mund të pohoj se ky Ligj për  gjuhët  nuk është kërcënim për gjuhën maqedonase por për unitaritetin e shtetit", ka thënë presidenti  Ivanov

Aleanca vendos nesër, do të mbetet apo jo në qeveri

Image
Aleanca  për Shqiptarët pritet që  nesër  të  vendos  nëse do të  mbetet  edhe më tej në  Qeveri apo do të shkoj në opozitë. Vendimi do të merret nga Kuvendi Qendror i partisë. Ndryshe kujtojmë se kryeministri Zoran Zaev ka dërguar propozimin e tij për ministër të shëndetësisë dhe ai nuk vjen nga radhët e Aleancës.

Ronaldo dëshiron ta përfundoj karrierën në Real Madrid Futbollisti portugez Cristiano Ronaldo thotë se dëshiron të vazhdojë të fitojë trofe të tjera dhe karrierën e tij ta përfundojë në Real Madrid

Image
Futbollisti portugez Cristiano Ronaldo thotë se dëshiron të vazhdojë të fitojë trofe të tjera dhe karrierën e tij ta përfundojë në Real Madrid. "Motivimi im është në nivel të lartë. Do të doja ta përfundoja karrierën time në Real, por sigurisht kjo nuk varet vetëm nga unë. Unë nuk jam shefi i klubit, por nga ana ime do të jap maksimumin për ekipin. Detyra ime është që në fushë të bëj punën time dhe mendoj se këtë e bëj mirë", tha Ronaldo në një intervistë për televizionin e klubit "mbretëror". Të shtunën e ardhshme në orar është derbi i madh spanjoll dhe Ronaldo thotë se shpreson në fitore kundër Barcelonës. "Përpiqem të shijojmë lojën në fushë. Çdo ditë rrisim vetëbesimin tonë dhe shkojmë drejt trofeve", tha Ronaldo. Ai është i kënaqur me titullin e fituar të Kupës botërore të klubeve, të cilin Reali dje e arriti pas fitores kundër klubit brazilian Gremio, duke shtuar se me këtë ka arritur rekorde të sukseseve duke fituar pesë tituj në një vit.

Gjenerali amerikan paralajmëron ushtarët se lufta është e afërt Komandanti i forcave detare amerikane të dislokuara në Norvegji, Gjenerali Robert Neller paralajmëroi ushtarët se në rajon nuk të fillojë një grindje e madhe

Image
Komandanti i forcave detare amerikane të dislokuara në Norvegji, Gjenerali Robert Neller paralajmëroi ushtarët se në rajon nuk të fillojë një grindje e madhe. Duke parashikuar se mund të zgjerohet ekzistenca amerikane në rajon Robert Neller u komunikoi ushtarëve se mund të ndryshohet vendi i tuaj. “Shpresoj që të gabohem por lufta po afron. Falë ekzistencës tonë këtu ju merrni pjesë në luftën e informacionit dhe politikës” tha gjenerali amerikan. Duke u shprehur se në një të ardhme të afërt vëmendja do të drejtohet nga Paqësori dhe Rusia, Neller tha: “Vetëm mos harroni se pse ndodhemi këtu. Ata na vëzhgojnë. Ashtu siç i vëzhgoni ju ata, ashtu na vëzhgojnë edhe ata. Këtu kemi 300 forca detare. Këtë numër brenda një nate mund ta rrisim në 3 mijë” tha Komandanti i forcave detare amerikane të dislokuara në Norvegji, Gjenerali Robert Neller.

Erdoan: As Amerika me dollarë dhe as terroristët me armë nuk mund të pengojnë vullnetin Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) ripërsëriti se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk mund të blejnë vullnetin me dollarë

Image
Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) ripërsëriti se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk mund të blejnë vullnetin me dollarë. Gjatë fjalimit drejtuar popullit në qytetin e Hakkarit, në agjendën e Erdoanit ishte edhe votimi i bërë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për Jerusalemin. Presidenti Erdoan, në lidhje me rezolutën e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) kundër vendimit të presidentit amerikan Donald Trump për të njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit, tha se ky vendim ishte një tregues, që vullneti nuk mund të blihet me dollarë dhe me kërcënime. “Ne u bëmë një, u bëmë Jerusalem, u bëmë 128 me 9” tha kreu i shtetit turk. “Shtetet e Bashkuara të Amerikës u munduan ta blejnë vullnetin me dollarë por nuk ia dolën dot. Edhe organizata separatiste terroriste PKK mundohet ti vejë embargo vullnetit të njerëzve me armë dhe shantazh, por terroristët kanë marrë përgjigjen e duhur nga populli dhe forcat e sigurisë” tha Presidenti Erdoan”

Europa në ethet e luftës: Rusia ka gati sulmin me 100 mijë ushtarë, tanke, raketa dhe avionë

Image
Rusia  zhvilloi pak kohë më parë stërvitjen më të madhe të viteve të fundit e quajtur "Perëndimi" duke angazhuar aty më shumë se 100 mijë ushtarë, mijëra tanke, avionë dhe mjete të tjera luftarake. Rusët e kanë cilësuar këtë një  stërvitje   kundër  terrorizmit, por gazeta gjermane "Bild" duke iu referuar burimeve ushtarake të NATO-s se në të vërtetë kjo nuk ishte një  stërvitje   kundër  terroritmit por plani i një sulmi në shkallë të gjërë ndaj vendeve europiane, përcjell Albeu.com. " Rusia  ka planifikuar një sulm në shkallë të gjërë ndaj Gjermanisë, Holandës, Suedisë, Finlandës dhe Belgjikës. Sulmi parashikon kapjen e pozicioneve strategjike të këtyre shteteve dhe shkatërrimin e tyre në forma të ndryshme duke neutralizuar një kundërpërgjigje të mundshme të tyre

Partitë separatiste fitojnë zgjedhejt legjislative në Katalonjë

Image
Partitë separatiste në rajonin spanjoll të Katalonjës pritet të fitojnë gjithësej një maxhorancë absolute në zgjedhjet  rajonale , deklaroi sot  media  lokale, pas një referendumi për pavarësi nga  Spanja  që shkaktoi një krizë të thellë politike, përcjell Albeu.com. Sipas një sondazhi të zhvilluar nga “Godo  media  group”, tre partitë politike që përbëjnë krahun separatist në Parlamentin katalanas pritet të fitojnë 71 vende gjithësej, ndërkohë që maxhoranca absolute arrihet me 68 deputetë. Partia e majtë pro pavarësisë, ERC-ja, e drejtuar nga Oriol Junqueras pritet të fitojë 34-36 vende, ndërkohë që kundërshtarët e tyre unionistë, Partia e Popullit (PP), mund të fitojë 34-37 vende. Lista e drejtuar nga presidenti rajonal i shkarkuar, Carles Puigdemont, “JuntsxCat” zuri vendin e tretë dhe pritet të marrë 28-29 deputetë. Sot në mëngjes u zhvilluan zgjedhje  rajonale  që ishin shpallur nga qeveria qendrore, e drejtuar nga kreyministri Mariano Rajoy i PP-së, në fund të tetorit si pjesë e

Shqipëria votoi kundër, vjen reagimi i ashpër i SHBA: Nuk jua harrojmë

Image
Shqipëria iu bashkua shumicës së vendeve anëtare të OKB-së, të cilat votuan pro rezolutës për shpalljen "nul" të  vendimit  të Presidentit Trump për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të  Izraelit . Rezoluta e iniciuar nga Egjipti mori 128 vota pro dhe 9 vota kundër, mes të cilave ishin edhe ajo e  Izraelit  dhe SHBA-ve. Pas këtij vendimi ka ardhur edhe reagimi i ashpër i SHBA-ve ndaj OKB-së. "Do ta mbajmë mend kur do të kërkohet nga ne të japim kontributin më të madh për OKB dhe do ta kujtojmë kur shumë shtete do të presin nga ne të paguajmë më shumë dhe të përdorin ndikimin tonë për përfitimin e tyre", tha ambasadorja e SHBA-ve në OKB, Nikki Haley. Haley shtoi se pavarësisht  vendimit , Ambasada amerikane në Izrael do të zhvendoset në Jerusalem. "Asnjë votë në OKB nuk do të ndryshojë këtë”, shtoi ajo. “Por, kjo votë do të ketë ndikim se si amerikanët e shohin OKB-në dhe shtetet që nuk na respektojnë në OKB. Kjo votë do të mbahet mend"

Vota mbi Jeruzalemin, fyerje për Uashingtonin

Image
Hedhja në votim sot e një rezolute që dënon njohjen  amerikane  të  Jeruzalemit  si kryeqytet të  Izraelit , që morri 14 vota nga 15 anëtarë të Këshillit të Sigurimit, është një  fyerje  dhe një mospërfillje që ne nuk do e harrojmë, theksoi ambasadorja  amerikane  në OKB. Duke u shprehur pas kësaj vote, të cilës Uashingtoni i vuri kundër veton e tij, Nikki Haley theksoi angazhimin financiar të SHBA-së në përfitim të popullsisë palestineze, I kërkuar nga Egjipti, që ka dënuar pasojat e rënda të vendimit amerikan, teksti  shprehte  se vendimi i shpallur para disa ditësh nga presidenti republikan, Donald Trump duhet të tërhiqet. Njohja e  Jeruzalemit  si kryeqyteti i  Izraelit  ka sjellë zemërimin e palestinezëve, manifestime në të gjithë botën myslimane dhe një k undërshtim gati unanim të komunitetit ndërkombëtar.

Mbappe për Neymarin: Ai menjëherë më afroi dhe më integroi në skuadër

Image
Kylian  Mbappe  e ka falënderuar  Neymarin  që e ka ndihmuar të adaptohet me jetën te Paris Saint-Germain pas transferimit marramendës nga Monaco. Mbappe  iu bashkua PSG-së në gusht në formë huazimi me obligim blerje në verën e vitit 2018 për 180 milionë euro, që do të bëhet futbollisti i dytë më i shtrenjtë në histori, pas Neymar, që e la Barcelonën për 222 milionë euro. Dyshja kanë krijuar një partneritet shumë frytdhënës te PSG-ja.  Mbappe  ka shënuar shtatë gola ndërsa  Neymari  11 për të ndihmuar ekipin e Unai Emery të shkojë në nëntë pikë larg vendit të dytë në Ligue 1. Mbappe , që feston 19 vjetorin e lindjes të mërkurën, ia ka adresuar gjitha meritat Neymarit për adaptimin e shpejtë te PSG-ja. “ Neymari  menjëherë më afroi dhe më integroi në skuadër”, tha  Mbappe  për “France Football”. “Që kur nuk mund të dalë shumë jashtë, i sjell shokët në shtëpi, luajmë, qeshim. Mendojmë për diçka krejtësisht tjetër jashtë futbollit, atë që bëjnë gjithë të rinjtë”, shtoi ai. “Shndërrimi i s