Shkup, protestë për zbardhjen e “Kumanovës”
Familjarët e të dënuarve për rastin “Lagja e Trimave” protestuan edhe sot në Shkup. Kërkesave të tyre për rigjykim të rastit dhe zbardhjen e tij të plotë iu bashkuan edhe organizata të tjera, veteran të luftës dhe intelektual. Familjarët dhe protestuesit kërkesat e tyre i kanë adresuar edhe në përfaqësit diplomatike. Kërkojmë reforma thelbësore në gjyqësorin e Maqedonisë, rikualifikim, rigjykim dhe kompensim të gjitha rasteve për të cilat opinioni mendon se janë prodhim i kuzhinës politike – deklaroi Shpëtim Pollozhani, Shoqata e ish të burgosurve politik . Të mundohemi deri në fund që rastin e Kumanovës ta zbardhim dhe t’i japim epilog të drejtë juridik. Mos të presim nga këta epilog të drejtë juridik sepse këta kanë bërë një akuzë për terrorizëm. Kanë luftuar deri në pikën e fundit për t’u mbrojtur nga një terror që e ushtroi pushteti i atëhershëm VMRO-BDI – tha Hisni Shaqiri, Ish deputet Protestës së familjarëve iu bashkuan edhe deputet të Lëvizjes Besa. Pas protestës në she