Histori të bukura profetike
Histori të bukura të treguara nga profeti -alejhi selam-.
Historia e nëntë.
IbnUmeri -radiallahuanhu- tregon se profeti -alejhi selam- ka thënë: “Një burrë prej atyre që ishin para jush duke u lëkundur në petkun e tij(në ecje), duke i pëlqyer vetja, me flokë të krehura deri në supe dhe duke tërhequr rrobën nga mendjemadhësia, e fundosi Allahu në tokë dhe ai vazhdon të zbresë në të deri ditën e kiametit”e transmeton Buhariu dhe Muslimi.
Dobitë e përfituara nga këto histori:
1- Kjo ngjarje siç duket qartë në hadithka ndodhur tek popujt e mëparshëm dhe një tjetër e ngjashme me të në mos qoftë e njëjta është ajo e Karunit e përmendur në Kuran ku Allahu i madhëruar thotë: “Karuni ishte prej popullit të Musait dhe ai u bëri zullum atyre. Ne i dhamë atij prej thesareve të mëdha aq sa çelësat e tij ishin të rëndëedhe për disa njerëz të fortë. Kur populli i tij i tha: mos u gëzo (mos u kreno me gjërat e dynjasë e të harrosh ahiretin)sepse Allahu nuk i do ata që gëzohen (me të tilla gjëra) * Kërko nëpërmjet asaj që të ka dhënë Allahu shtëpinë e botës tjetër dhe mos e harro pjesën tënde të dynjasë dhe as mos kërko të prishësh në tokë se Allahu nuk i do ata që prishin* Ai u tha: i kam fituar me zotësinë time……. Ai doli para popullit të tij i zbukuruar…….dhe ne e fundosëm atë dhe shtëpinë e tij në tokë dhe ai nuk gjeti askënd që ta ndihmonte veç Allahut dhe nuk ishte prej fitimtarëve”suratuKasas: 76-81.
Katadja (dijetar i kohës së tabiinëve i vdekur në vitin 100H) thoshte: “Na kanë treguar se Karuni ishte djali i xhaxhait të Musës -alejhi selam- dhe e quanin i [ndritshmi] sepse kishte zë të ëmbël në leximin e Teuratit por armiku i Allahut ra në munafikllëk siç ra Samiriu dhe e shkatërroi zullumi i tij për shkak të pasurisë së tij të madhe”.
Gjëja e përbashkët mes ngjarjes së treguar nga profeti -alejhi selam- dhe ngjarjes së treguar nga Kurani nëse nuk janë të njëjta, është mendjemadhësia për të cilën profeti -alejhi selam- kur është pyetur ka thënë: “Mendjemadhësia është refuzimi i të vërtetës dhe nënçmimi i njerëzve” e transmeton Muslimi.
2- Mendjemadhësia ndaj robve të Allahut e aq më tepërndaj Allahut të madhëruar është prej gjynaheve të mëdha dhe këtë e tregon lloji i dënimit që mori burri sepse mendjemadhësia apo madhështia nuk i shkojnë njerëzve që janë pronë e Allahut por Allahut i cili çdo gjë është nën pronësinë e tij siç thotë profeti alejhi selam: “Ka thënë Allahu –i madhëruar-: Madhështia është petku im i sipërm ndërsa krenaria është petku im i poshtëm dhe kush përpiqet të më marrë cilëndo prej tyre, do ta hedh në zjarr”e transmeton Ahmedi e të tjerë dhe e saktëson sheikh Albani.
Prandaj dhe Allahu i madhëruar i poshtëron mendjemëdhenjtë më shumë se çdo kënd tjetër ditën e kiametit sepse ata janë munduar të përngjasohen me të në këtë cilësi siç tregon profeti -alejhi selam-: “Mendjemëdhenjtë mblidhen ditën e kiametit si mizat e tokës në pamje burrash dhe mbi ta është çdo poshtërim. Ata drejtohen për në një burg me emër Bules, i mbulon baza e zjarrit dhe u jepet për të pirë nga lëngu i qelbur i banorëve të zjarrit” e transmeton Tirmidhiu dhe e saktëson sheikh Albani.
Dhe e kundërta është për ata që tregojnë përulësi para Allahut duke i ngritur lart siç thotë profeti -alejhi selam- “Nuk ka treguar ndonjë rob përulësi për hir të Allahut veçse e ka ngritur atë” e transmeton Muslimi.
Disa prej selefëve kanë thënë: më i pari gjynah me të cilin kundërshtuar Allahu është mendjemadhësia sepse Allahu i madhëruar thotë: “Përkujto kur i thamë melaikeve: bëjini sexhde Ademit! Dhe ata i ranë në sexhde që të gjithë me përjashtim të Iblisit i cili refuzoi dhe u tregua mendjemadh dhe ishte prej mohuesve” suretuEl-Bekara: 34. Kush tregohet mendjemadh ndaj të vërtetës nuk i bën dobi besimi i tij siç nuk i bëri Iblisit.
3- Ecja me lëkundje është shenjë mendjemadhësie dhe e urren Allahu i madhëruar siç ai vet porosit në Kuran: “Dhe mos ec në tokë duke u lëkundur sepse ti nuk do ta çash tokën dhe as do të barazohesh me malet në gjatësi” suretuIsra: 37.
{إِنَّكَ لَنْ تَخْرِقَ الأرْضَ} أَيْ: لَنْ تَقْطَعَ الْأَرْضَ بِمِشْيَتِكَ (9)
وَقَوْلُهُ [تَعَالَى] (11) : {وَلَنْ تَبْلُغَ الْجِبَالَ طُولا} أَيْ: بِتَمَايُلِكَ وَفَخْرِكَ وَإِعْجَابِكَ بنفسك، بل قد
Kushdo që e ndjen se është rob i Allahut duhet të ecë në tokë me përulje sepse është robi i tij, po ecën mbi tokën e tij dhe po ha e po gëzon prej mirësive të tij prandaj dhe Allahu thotë: “Robtë e Mëshiruesit janë ata të cilët ecin lehtë në tokë” suratuEl-Furkan: 63.
حَجَّاجُ بْنُ مُحَمَّدِ، بْنِ أَبِي بَكْرٍ الْهُذَلِيُّ قَالَ: بَيْنَمَا نَحْنُ مَعَ الْحَسَنِ، إِذْ مَر عَلَيْهِ ابْنُ الْأَهْتَمِ (7) -يُرِيدُ الْمَنْصُورَ -وَعَلَيْهِ جبَابُ خَزّ قَدْ نُضّد (8) بَعْضُهَا فَوْقَ بَعْضٍ عَلَى سَاقِهِ، وَانْفَرَجَ عَنْهَا قَبَاؤُهُ، وَهُوَ يَمْشِي وَيَتَبَخْتَرُ، إِذْ نَظَرَ إِلَيْهِ الْحَسَنُ نَظْرَةً فَقَالَ: أُفٍّ أُفٍّ، شَامِخٌ بِأَنْفِهِ، ثَانٍ عِطْفَهُ، مُصَعِّرٌ خَدَّهُ، يَنْظُرُ فِي عِطْفَيْهِ، أَيُّ حُمَيْق يَنْظُرُ فِي عِطْفِهِ فِي نِعَم غَيْرِ مَشْكُورَةٍ وَلَا مَذْكُورَةٍ، غَيْرِ الْمَأْخُوذِ بِأَمْرِ اللَّهِ فِيهَا، وَلَا الْمُؤَدِّي حَقَّ اللَّهِ مِنْهَا! وَاللَّهِ إِنْ يَمْشِي أَحَدُهُمْ طَبِيعَتَهُ يَتَلَجْلَجُ تَلَجْلُجَ الْمَجْنُونِ، فِي كُلِّ عُضْوٍ مِنْهُ نِعْمَةٌ، وَلِلشَّيْطَانِ بِهِ لَعْنَةٌ، فَسَمِعَهُ ابْنُ الْأَهْتَمِ (9) فَرَجَعَ يَعْتَذِرُ إِلَيْهِ، فَقَالَ: لَا تَعْتَذِرْ إِلَيَّ، وَتُبْ إِلَى رَبِّكَ، أَمَا سَمِعْتَ قَوْلَ اللَّهِ تَعَالَى: {وَلا تَمْشِ فِي الأرْضِ مَرَحًا إِنَّكَ لَنْ تَخْرِقَ الأرْضَ وَلَنْ تَبْلُغَ الْجِبَالَ طُولا} (10) .
وَرَأَى الْبَخْتَرِيُّ العابدُ رَجُلًا مِنْ آلِ عَلِيٍّ يَمْشِي وَهُوَ يخطِر فِي مِشْيَتِهِ، فَقَالَ لَهُ: يَا هَذَا، إِنَّ الَّذِي أَكْرَمَكَ بِهِ لَمْ تَكُنْ هَذِهِ مِشْيَتَهُ! قَالَ: فَتَرَكَهَا الرَّجُلُ بَعْدُ.
وَرَأَى ابْنُ عُمَرَ رَجُلًا يَخْطِرُ فِي مِشْيَتِهِ، فَقَالَ: إِنَّ لِلشَّيَاطِينِ إِخْوَانًا.
4- Vetëpëlqimi është një tjetër cilësi që nuk e do Allahu dhe kjo shihet tek ai burrë për të cilin bën fjalë hadithi. Këtë cilësi profeti -alejhi selam- e ka quajtur shkatërruese siç ka ardhur në hadith:“Tre gjëra janë shkatërruese: lakmia kur i bindesh, epshi kur ndiqet dhe pëlqimi i njeriut vetja e tij” e transmeton Bezzari, Bejhakiu dhe e saktëson sheikh Albani.
Kurtubiu thotë: Vetëpëlqimi është ta shohë njeriu veten e tij të plotë duke harruar mirësinë e Allahut dhe pastaj nëse nënvleftëson të tjerët atëherë kjo është mendjemadhësia e urryer.
وَكَثِيرًا مَا يَقْرِنُ النَّاسُ بَيْنَ الرِّيَاءِ وَالْعُجْبِ فَالرِّيَاءُ مِنْ بَابِ الْإِشْرَاكِ بِالْخَلْقِ وَالْعُجْبُ مِنْ بَابِ الْإِشْرَاكِ بِالنَّفْسِ وَهَذَا حَالُ الْمُسْتَكْبِرِ فَالْمُرَائِي لَا يُحَقِّقُ قَوْلَهُ: {إيَّاكَ نَعْبُدُ} وَالْمُعْجَبُ لَا يُحَقِّقُ قَوْلَهُ: {وَإِيَّاكَ نَسْتَعِينُ} فَمَنْ حَقَّقَ قَوْلَهُ: {إيَّاكَ نَعْبُدُ} خَرَجَ عَنْ الرِّيَاءِ وَمَنْ حَقَّقَ قَوْلَهُ {وَإِيَّاكَ نَسْتَعِينُ} خَرَجَ عَنْ الْإِعْجَابِ
5- Nuk përbën zgjatja e flokëve, as krehja dhe as kujdesi për to ndonjë veprim të ndaluarsepse ka dallim mes shfaqjes bukur dhe mendjemadhësisë dhe prandaj është transmetuar nga profeti -alejhi selam- se: “Flokët e tij ishin më poshtë sesa majat e veshëve dhe më lart sesa supet” e transmeton EbuDaudi dhe e saktëson sheikh Albani.Dhe gjithashtu është transmetuar porosia e tij: “Kush ka flokë (të gjatë) ti nderojë ato (ti pastrojë, ti krehë dhe ti lyej me vaj)” e transmeton EbuDaudi dhe e saktëson sheikh Albani. Mirëpo ajo që bën problem është nëse kjo gjë bëhet për tu mburrur apo krekosur para të tjerëve dhe mesa duket këtu qëndron problemi i burrit të përmendur në hadith.
6- Tërheqja e rrobës nga mendjemadhësia është prej gjynaheve të mëdha. Profeti ynë Muhamed -alejhi selam- thotë: “Nuk shikon Allahu ditën e kiametit te ai i cili tërheq rrobën e tij nga mendjemadhësia” e transmeton Buhariu dhe Muslimi. Madje në një hadith tjetër thotë: “Tre vetave,as nuk u flet Allahu ditën e kiametit, as nuk i shikon dhe as nuk i pastron dhe kanë dënim të dhembshëm: Ai që lëshon rrobën, ai që përmend sadakanë dhe ai që e shet mallin me betim të rrejshëm” e transmeton Muslimi.
Ska dyshim se nëse plotësohet kushti i mendjemadhësisë për atë që e tërheq rrobën atëherë ai kërcënohet me atë që ka ardhur në hadith por çgjykim ka rasti kur rrobat nuk tërhiqet nga mendjemadhësia?
Dijetarët si Shafiu, IbnAbdulberr, Neveviu thonë se prapëseprapë ky veprim nuk është i pëlqyeshëm madje te disa dijetarë në të dyja rastet është e ndaluar.
Është transmetuar nga Omeri -radiallahuanhu- se në momentet e fundit të vdekjes ka parë një djalë me rrobë të lëshuar dhe i ka thënë: “O biri i vëllait tim, ngrije rrobën tënde se është më e pastër për të dhe më e devotshme për Zotin tënd” e transmeton Buhariu.
7- Fundosja në tokë deri në ditën e kiametit do të thotë se ai fundoset çdo ditë e nga pak dhe prandaj vazhdon në fundosje deri ditën e kiametit. Katadjapërsërithotë: “Na kanë treguar se Karuni fundoset çdo ditë sa gjatësia e tij dhe nuk ka për të mbërritur në fund deri ditën e kiametit”.
Comments
Post a Comment