Posts

Showing posts from November, 2017

Zbulohen shtatë kandidatët për më të mirin e vitit 2017

Image
Cristiano Ronaldo e Lionel Messi do të garojnë mes tyre për një tjetër çmim individual, Ylli i Real Madridit dhe ai i Barcelonës janë dy prej kandidaturave për futbollistin më të mirë në ceremoninë që do të zhvillohet në 28 dhjetor në Dubai. Në garë për këtë trofeun e më të mirit që e fitoi Ronaldo vitin e kaluar, janë edhe Sergio Ramos, Neymar, Dybala, Mbappé dhe Buffon .     Ndërkaq, “Globe Soccer Awards” ka përcaktuar edhe kandidatët për trofeun e trajnerit më të mirë dhe ata janë Zinedine Zidane, Allegri, Conte dhe Jose Mourinho. Kwtw çmim vitin e kaluar e fitoi Fernando Santos i Portugalisw.Në kategorinë e skuadrës më të mirë të vitit te nominuar janë Real Madrid, Monaco dhe Manchester United. “Ceremonia e Globe Soccer Awards ka filluar të organizohet në vitin 2010 ku si fitues spikasin emrat e Falcaos në 2012, Ribery në 2013, Ronaldos në 2014 dhe Messit në 2015. 

Mike Tyson “boksieri më i madh në histori, por po të mos kishte përdhunuar”

Image
Mike Tyson u bë i famshëm si boksier edhe kur  u burgos gjatë karrierës së tij për një përdhunim që kreu në SHBA, por menaxheri i tij, pas karrierës së Tyson, pretendon se nëse nuk do të kishte “dobësi për femrat”  ai mund të ishte kthyer në boksierin më të madh të të gjitha kohërave. Tyson u kthye në kampionin më të ri në botë, në peshat super të rënda të historisësë boksit, kur ishte vetëm 20 vjeç. I cilësuar edhe si “Iron Mike” , ai mundi në finalen e vitit 1986, Trevor Berbick, për të fituar titullin kampion në “ËBC”.  Rory Holloway, i cili ka qenë mik i ngushtë i Tyson, që në fëmijëri, pretendon në librin e tij të fundit “Zbutja e gjirit” historinë e pazbuluar të Mike Tyson, duke thënë se ish-boksieri i famshëm, sot 48-vjeç, nga historia e përdhunimit nuk mundi dot të futet në histori si boksieri më i madh i të gjitha kohërave. Të pasionuarit pas boksit, i kujtojnë shpesh ndeshjet e Tyson, i cili shpesh fitonte ndaj kundërshtarit pa kaluar as edhe një minutë. Ai u bë po aq i famsh

10 histori të frikshme, por të vërteta

Shpesh kur tregohen apo lexohen historitë e frikshme apo paranormale, krijohet ideja se janë të trilluara apo të krijuara me qëllimin për të frikësuar apo për të rritur adrenalinën. Por disa histori nuk mund t’i hedhësh poshtë me argumentin e trillimit, sepse provat janë aq të verifikueshme sa e vetmja mundësi që mbetet është ajo e të qenit të vërtetë. Ne po ju tregojmë disa nga historitë që janë shumë drithëruese për të qenë trillime: Vajza me të bardha Një natë u zgjova në mes të natës sepse më duhej të shkoja në tualet dhe, si gjithmonë, mora telefonin me vete në tualet. Teksa po ecja në korridor, sigurisht duke shkruar në telefon, papritur u përplasa me një vajzë të veshur me fustan të bardhë. Kisha humbur në mesazh dhe nuk e pashë, por vetëm i thashë “Më fal!” e fillova të ecja përsëri. Por kur hyra në dhomën e gjumit u kujtova se isha vetëm në shtëpi. Të nesërmen, kur i dashuri im erdhi të më merrte për të shkuar kinema më pyeti: “Pse më vështron gjithmonë natën nga dri

Allegri beson se Higuain mund të luajë

Image
Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, thotë se ai do ta shqyrtojë situatën e Gonzalo Higuain, por ka besim se ai mund të luaj. Sulmuesi u operuar ma herët gjatë javës në dorë duke e vënë në dyshim për sfidën ndaj Naoplit.

Tre gjermanë të njohur për stolin e Bayern Munich, trajneri i ri vendoset në qershor

Image
Jurgen Klopp mund të rikthehet në Gjermani pasi ai është futur në listën e ngushtë të trajnerëve, që mund ta marrin drejtimin e klubit në qershor. Mediat gjermane bëjnë me dije se momentalisht, trajneri i “The Reds”, mund të largohet në fund të sezonit, shkaku i kritikave të shumta në drejtim të tij.

Parker – Joshua mund të zhvillohet në Camp Nou

Image
Stadiumi i Barcelonës, Camp Nou, është duke u konsideruar si vendi i mundshëm për duelin mes Anthony Joshuas dhe Joseph Parker, duel ky që vlen për unifikimin e titujve në kategorinë e rëndë. Negociatat për një duel të unifikimit të brezave mes Joshuas dhe Parkerit janë afër përfundimit me sukses, me promotorin Eddie Hearn që shpreson që një marrëveshje të arrihet brenda dy javësh në mënyrë që dueli të zhvillohet në mars ose prill.

Si lindi loja e futbollit?

Futbolli i referohet një numri sportesh që përfshijnë në shkallë të ndryshme gjuajtjen e topit me këmbë për të shënuar një gol. Më i famshmi nga këto sporte është futbolli i asociuar ose thjesht futbolli siç njihet gjerësisht. Fjala futboll u referohet llojeve të ndryshme të lojërave me top që kanë rregulla të ndryshme ku përfshihen futbolli amerikan, rregullat australiane të futbollit, futbolli kanadez, ragbi dhe lojëra të tjera të lidhura.

Historia e botës

Historia e botës  është historia e njerëzimit  nga kohët më të hershme në të sotmen, në të gjitha vendet e Tokës. Ajo nuk përfshin  historinë natyrore  jo-njerëzore dhe  historinë gjeologjike , përveçse kur bota natyrore ka ndikuar thellë në jetët njerëzore. Historia botërore përfshin studimin e burimeve të shkruara, nga kohët e lashta e më tej dhe njohuritë shtesë të përftuara nga burimet jetësorea, të nxjerra nga  Historia faktuale e antikitetitfillon me shpikjen, në vendndodhje të ndryshme e të palidhura në Tokë, të shkrimit, që mundësoi transmetimin e kujtimeve dhe dijeve të sakta për shumë kohë. Megjithatë, rrënjët e qytetërimit gjenden përpara shkrimit — në parahistorinë e njeriut. Parahistoria njerëzore fillon në Paleolit, ose Epokën e Hershme Gurit. Gjatë Neolitit (Epokës së Re të Gurit) Revolucioni Bujqësor ndërmjet viteve 8500 dhe 7000 para Krishtit në Gjysmëhënën Pjellore (Mesopotami), njerëzit filluan zbutjen sistematike të kafshëve e bimëves — bujqësinë. Bujqësia u shpë

Çfarë tha Shejh Albani për veten kur i kaloi 84 vjet nga jeta e tij??

Në librin “Sahih Meuaridu Dham’an” ne hadithin me nr 2087, Ebu Hurejra radiaAllahu anhu përcjell se i Dërguari i Allahut (alejhi selam) ka thënë: “Mosha e umetit tim dojetë mes gjashtëdhjetave dhe shtatëdhjetave dhe pak do jenë ata që do e kalojnë këtë moshë.” Ibn Arafe tha: Edhe unë jam prej këtyre të paktëve. Shejh Albani duke e komentuar këtë hadith thotë: Edhe unë jam prej këtyre të paktëve. I kam kaluar tetëdhjet e katër vjet dhe lus Allahun të jem prej atyre që u zgjatet jeta dhe u përmirësohen punët. Megjithatë gati sa nuk dëshiroj vdekjen kur shoh se si muslimanët i janë larguar fesë dhe mbi ta ka rënë poshtërisa, e nga kush? Nga njerëzit më të ulët. Por kurrë nuk e kërkoj atë (vdekjen) sepse hadithi i Enesit qëndron para syve te mi qysh kur isha i vogël. Prandaj nuk më takon vetëm se të them atë që më ka urdhëruar Profeti (alejhi selam): “O Zot më jep jetë nëse jeta është në dobinë time dhe më vdis atëherë kur vdekja të jetë më e mirë për mua.” Gjithashtu I lutem ashtu si

Xhamia Kumanovë - Historia e saj

“Xhamia e Vjetër” në Kumanovë është ndër xhamitë e para të ndërtuara në vend, pas xhamisë në fshatin Tabanoc. Në mungesë të të dhënave të shkruara historia e ndërtimit të xhamisë ruhet brez pas brezi gojarisht. Ndërtimi i xhamisë “Nga ajo që kam dëgjuar, Tatar Sinan Pasha ka qenë bej dhe ka ardhur këtu si përgjegjës i disa punëve. Ai e ka ndërtuar xhaminë, më shumë thuhet se për ushtrinë. Qyteti këtu ka qenë i banuar me pak banorë, prandaj origjinali i xhamisë i ndërtuar në vitin 1532 është i vogël.”- rrëfeu  imami i xhamisë ,  Nazmi Muadini ,  “Nga pleqtë kam dëgjuar se ai kur e ka ndërtuar i ka ftuar banorët vendas për hapjen e xhamisë, por është mërzitur se nuk kanë pasur përgatitje njerëzit tonë për hapjen zyrtare të xhamisë.” Në mesin e shembujve më përfaqësues të objekteve sakrale me plastikë të gurtë dekorative mbresëlënëse është edhe “Xhamia e Tatar Sinan Pashës”. Elementet dekorative të cilat janë punuar në mihrabin, mimbarin, dritaret dhe në pjesët e tjera të xhamisë

Jetëshkrimi i transmetuesit të hadithit:

Ebu Hurejre transmeton nga Profeti (a.s.) se ai ka thënë:  “Me të vërtetë Allahu nuk shikon as trupat dhe as fizionominë tuaj. Në të vërtetë Ai shikon zemrat e juaja.” [1] Jetëshkrimi i transmetuesit të hadithit: Ai është Ebu Hurejra, emri i të cilit është Abdurrahman Sahr Ed Deusi. Është njohur me epitetin Ebu Hurejre, ngase ai kishte një kotele për të cilën kujdesej. Ai e ka pranuar Islamin në fillim të vitit të shtatë të hixhretit. Ishte i varfër e pa familje. Për katër vjet rresht nuk është ndarë asnjëherë nga Profeti (a.s.), duke u bërë transmetuesi më i madh i thënieve profetike. Numri i haditheve të transmetuara prej tij është 5374. Vetë Ebu Hurejra tregon: “Njerëzit thonë: Ebu Hurejra është transmetuesi më i madh i haditheve. As  muhaxhirët  dhe as  ensarët  nuk kanë transmetuar aq hadithe sa ka transmetuar ai. Në të vërtetë vëllezërit e mi muhaxhirë kanë qenë shumë të preokupuar me punët e tregtisë, vëllezërit e mi ensarë kanë qenë shumë të preokupuar me çështjen e rr

Histori të bukura të treguara nga profeti -alejhi selam-.

Image
Histori të bukura të treguara nga profeti -alejhi selam-. Historia e tetë. Xhabiri -radiallahuanhu- tregon se profeti -alejhi selam- ka thënë:  “Tregoni nga ngjarjet e Beni Israilëve sepse ata kanë pasur gjëra të çuditshme!  Pastaj ai na tregoi dhe na tha:  Njëherë doli një grup prej tyre dhe kaluan pranë një prej varrezave të tyre dhe thanë: sikur të falemi dhe ti lutemi Allahut të na nxjerrë disa prej të vdekurve të na njoftojnë rreth vdekjes! Ata ashtu bënë dhe ndërkohë që ishin duke pritur, një burrë ezmer nxori kokën nga varri me shenjat e sexhdes në ballë dhe tha: O njerëz, çfarë deshët prej meje, sepse kam vdekur para njëqind vjetësh dhe nuk më është ftohur nxehtësia veçse tani, prandaj luteni Allahun të më kthejë siç isha! ”  e transmeton Abd binHumejd dhe e saktëson sheikh Albani. Dobitë e përfituara nga këto histori: 1- Lejimi i profetit -alejhi selam- për të treguar nga ngjarjet e Beni Israilëve është për shkak se në to ka ngjarje prej të cilavemund të nxirren mës

Histori të bukura profetike

Image
Histori të bukura të treguara nga profeti -alejhi selam-. Historia e nëntë. IbnUmeri -radiallahuanhu- tregon se profeti -alejhi selam- ka thënë:  “Një burrë prej atyre që ishin para jush duke u lëkundur në petkun e tij (në ecje) , duke i pëlqyer vetja, me flokë të krehura deri në supe dhe duke tërhequr rrobën nga mendjemadhësia, e fundosi Allahu në tokë dhe ai vazhdon të zbresë në të deri ditën e kiametit” e transmeton Buhariu dhe Muslimi. Dobitë e përfituara nga këto histori: 1- Kjo ngjarje siç duket qartë në hadithka ndodhur tek popujt e mëparshëm dhe një tjetër e ngjashme me të në mos qoftë e njëjta është ajo e Karunit e përmendur në Kuran ku Allahu i madhëruar thotë: “ Karuni ishte prej popullit të Musait dhe ai u bëri zullum atyre. Ne i dhamë atij prej thesareve të mëdha aq sa çelësat e tij ishin të rëndëedhe për disa njerëz të fortë. Kur populli i tij i tha: mos u gëzo  (mos u kreno me gjërat e dynjasë e të harrosh ahiretin) sepse Allahu nuk i do ata që gëzohen  (me të t