Posts

Shkup, protestë për zbardhjen e “Kumanovës”

Image
Familjarët e të dënuarve për rastin “Lagja e Trimave” protestuan edhe sot në Shkup. Kërkesave të tyre për rigjykim të rastit dhe zbardhjen e tij të plotë iu bashkuan edhe organizata të tjera, veteran të luftës dhe intelektual. Familjarët dhe protestuesit kërkesat e tyre i kanë adresuar edhe në përfaqësit diplomatike. Kërkojmë reforma thelbësore në gjyqësorin e Maqedonisë, rikualifikim, rigjykim dhe kompensim të gjitha rasteve për të cilat opinioni mendon se janë prodhim i kuzhinës politike – deklaroi Shpëtim Pollozhani, Shoqata e ish të burgosurve politik . Të mundohemi deri në fund që rastin e Kumanovës ta zbardhim dhe t’i japim epilog të drejtë juridik. Mos të presim nga këta epilog të drejtë juridik sepse këta kanë bërë një akuzë për terrorizëm. Kanë luftuar deri në pikën e fundit për t’u mbrojtur nga një terror që e ushtroi pushteti i atëhershëm VMRO-BDI – tha Hisni Shaqiri, Ish deputet Protestës së familjarëve iu bashkuan edhe deputet të Lëvizjes Besa. Pas protest...

Zyrtare: Djali i Zidane largohet nga Alaves, bëhet shok skuadre me yllin e Kosovës

Image
Enzo Zidane edhe zyrtarisht ka shkëputur kontratën me skuadrën e La Ligas, Deportivo Alaves, për të kaluar në Zvicër te skuadra e FC Laussane Djali i legjendës, Zinedine Zidane, Enzo edhe zyrtarisht është larguar nga Alaves, për të kaluar te skuadra zvicerane, Laussane. Enzo në gusht u transferua nga Real Madrid në Alaves, por pas gjashtë muajsh u largua. Ai tashmë edhe zyrtarisht është bërë shok skuadre me yllin e Kombëtares së Kosovës, Benjamin Kololli. “Alaves dhe Enzo Zidane janë pajtuar të shkëpusin kontratën. Pas kësaj ai është larguar nga skuadra dhe ka nënshkruar me FC Lausanne. Klubi e falënderon për përkushtimin dhe punën gjatë këtyre muajve dhe i dëshiron shumë fat në të ardhmen”, thuhet në njoftimin zyrtar të Alaves

Erdogan: Na kanë përçarë në “sunitë” dhe “shiitë”, por kemi një fe dhe është islami Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tërhoqi vëmendjen mbi përpjekjet e botës perëndimore për të përçarë islamin..

Image
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tërhoqi vëmendjen mbi përpjekjet e botës perëndimore për të përçarë islamin. Gjatë kthimit të mërkurën në mbrëmje nga Tunizia, stacioni i fundit i turneut të tij afrikan, kreu i shtetit turk bëri vlerësime për gazetarët që e shoqëronin në avionin presidencial. Erdogan vuri në pah se media perëndimore ka filluar ta cilësojë atë si “lider të myslimanëve sunitë”. “Çështja duhet parë nga një këndvështrim përtej sunizmit dhe shiizmit. Ne s’bëhemi pjesë e një ndasie të llojit sunit apo shiit. Ne s’kemi një fe që quhet sunizëm dhe as një besim që quhet shiizëm. Feja jonë është një dhe është islami. Ne jemi të obliguar të veprojmë sipas udhëzimeve të islamit. Tashmë na kanë përçarë në ‘sunitë’ dhe ‘shiitë’. Duhet të tregojmë kujdes maksimal për të mos rënë pre e këtyre lojërave”, u shpreh ai. Lideri turk u ndal gjithashtu mbi nismat për statusin e Jerusalemit. “Nga aspekti i përfaqësimit, pjesëmarrja mund të ishte në nivel shumë më të lart...

Policia turke arreston 201 të dyshuar për planifikim sulmesh terroriste natën e Vitit të Ri Autoritetet turke kanë arrestuar 201 persona të dyshuar për lidhje me organizatën terroriste DAESH dhe për planifikim sulmesh terroriste në festat e fundvitit...

Image
Autoritetet turke kanë arrestuar 201 persona të dyshuar për lidhje me organizatën terroriste DAESH dhe për planifikim sulmesh terroriste në festat e fundvitit. “Policia ka arrestuar të enjten 124 persona dhe premten 77 të tjerë, në 14 provinca”, njoftoi Agjencia Anadolli. “Mes të dyshuarve ishin edhe disa shtetas të huaj. Policia identifikoi dokumente dhe materiale digjitale që zbulonin plane për sulme terroriste në prag të Vitit të Ri”, sipas raportit. Kontrollet e papritura të policisë zhvillohen pothuajse një vit pas sulmit terrorist të DAESH-it në një klub nate, në Stamboll, ndërsa pjesëmarrësit ishin duke festuar natën e Vitin e Ri, duke shkaktuar vdekjen e 39 personave

Gjykatësja “Svarovski” do të vendos për Gruevskin për “Mercedesin” e tij prej mbi 600 mijë euro

Image
Gjyaktësja Lidija Petrovska, e cila është e njohur nga “bombat” si “Gjykatëse SVarovski”, sipas shpërndarjes të dy aktakuzave të reja të miratuara nga këshillat e Gjykatës Penale, duhet të vendos për lëndën “Tanku” e ku të dyshuar janë ish kryeministri Nikolla Gruevski, ish ministra Gordana Jankullovska dhe ish ndihmës-ministri i MPB-së, Gjoko Popovski për blerjen e “Mercedesit” ekstra-luksoz. Lexo më shumë në:

Paralajmërohet borë për nesër

Image
Reshje të kohëpaskohshme të shiut dhe borës në viset e larta malore, paralajmërojnë për nesër nga DPHM, transmeton clan histori Reshjet do të fillojnë në pjesët perëndimore ku do të jenë më intensive dhe lokalisht rreth 20 litra në metër katror, ndërsa deri në fund të ditës do të zgjerohen në pjesën më të madhe të vendit.  Do të fryjë edhe erë e përforcuar jugore. Të premten do të ketë reshje të dobëta lokale të shiut, ndërsa borë do të ketë edhe në disa vise më të larta në pjesët perëndimore.  Gjatë fundjavës për Vitin e Ri moti do të jetë stabil dhe i thatë.  Të shtunën do të fryjë erë mesatare veriore, ndërsa të dielën dhe të hënën nëpër fushëgropa do të ketë kushte për paraitje të mjegullës.  Gjatë natës së Vitit të Ri moti do të jetë stabil me temperaturë e cila do të jetë në interval prej minus katër deri në tre gradë

Audi tërheq nga tregu rreth 50.000 vetura për shkak të një problemi

Image
Kompania prestigjioze gjermane e veturave, Audi, ka njoftuar se për shkak të problemit me gypat për karburant te modelet A6 dhe A7, të cilat mund të çojnë deri në rrjedhje të karburantit, do të tërheqë rreth 50,000 vetura në mënyrë që të eliminojë problemin. Administrata për Siguri në Komunikacion njoftoi se te modelet Audi A6 dhe A7 të prodhuara në periudhën nga viti 2012 deri në vitin 2014, është zbuluar problemi me gypat për karburant të cilat mund të çojnë deri në rrjedhjen e karburantit. Duke pasur parasysh se ky problem mund të çojë deri në rrjedhjet të karburantit, nga e cila pastaj mund të kaplohet nga flakët vetura, kompania këtë problem e ka marrë shumë seriozisht, transmeton Koha.net. Megjithatë, problemi është zbuluar vetëm në modelet me motor 3.0-litër TFSI dhe vlerësohet se 48,693 vetura do të tërhiqen në tregun e SHBA-së. Audi do të kontaktojë secilin pronarë të këtyre modeleve për të caktuar termin në mënyrë që t’iu zëvendësojë gypat e prishura me ato të reja. T...