Posts

Ramos tregon se cila skuadër është favorite për të fituar UEFA Champions League

Image
Sergio  Ramos  beson se bashkë me Realin favorit për  Ligën  e  Kampionëve  janë edhe Barcelona, PSG-ja dhe Bayern Munichu. Real Madridi dhe Paris Saint Germaini do të përballen me njëra-tjetrën në fazën me eleminim direkt nga ky kompeticion. Ramos , beson se PSG ka kualitete për të fituar Championsin, teksa në mesin e favoritëve ka futur edhe Bayernin e Barcelonën. “Fitorja është në ADN-në e Real Madridit. Do të doja që të fitojmë  Ligën  e  Kampionëve  për herë të tretë me radhë, por aty janë klube si Barça, PSG-ja e Bayerni”, tha  Ramos . “PSG është skuadër e fortë që mund ta fitojë pa problem Champions League. Do të shohim, por është një rival ndaj të cilit duhet të fitojmë për t’i arritur objektivat”, shtoi kapiteni i Realit.

Tetë futbollistët e vetëm që kanë fituar Kupën e Botës, Champions Leaguen dhe Topin e Artë (FOTO LAJM)

Image
Zidane, Muller, Ronaldinho dhe Charlton, janë në mesin e tetë futbollistëve të vetëm që kanë  fituar  çmimet më të rëndësishme në karrierë. Kupa e  Botës , Liga e Kampionëve dhe Topi i Artë, janë trofetë që ëndërron çdo lojtarë, por të paktë mund t’i bëjnë ëndrrat realitet. Argjentinasi Lionel Messi e ka  fituar  pesë herë Topin e Artë, katër herë Ligën e Kampionëve. Po ashtu edhe Cristiano Ronaldo ka pasur një karrierë të suksesshme, duke  fituar  tituj ngjashëm me Messin, por jo edhe Kupën e  Botës . Gjatë historisë, vetëm tetë lojtarë kanë arritur që të fitojnë tre titujt më të rëndësishëm ekipor dhe individual: Kupa e  Botës , Champions League dhe Topi i Artë. Zidane, Muller, Ronaldinho, Kaka dhe Charlton – janë në mesin e tetë futbollistëve më me fa që e kanë arritur një gjë të tillë, raporton "Bleacher Report Football".

Angelina thjesht një kujtim, Brad Pitt pret të bëhet baba i një princeshe të vërtetë

Image
Pasi u nda nga Angelina Jolie,  Brad   Pitt  u përfol se ishte lidhur me një aktore, pastaj me një  tjetër , pastaj me një  tjetër . Së fundi u bë bashkë me princeshën e Monakos, Charlotte Casiraghi. Duket se gjërat qenkan serioze, sepse çifit ka ndërmend të bëjë fëmijë! Të paktën kështu thonë burime pranë tyre. Ata u panë për herë të parë bashkë në një event të Museum of Arts në Los Angeles dhe kanë qenë të pandarë që atëherë. Princesha Charlotte është konsideruar si Angelina e re, sepse i ngjan pak dhe ka një djalë katër vjeçar.  Brad  nga ana  tjetër  ka gjashtë fëmijë me Angelina-n dhe po lufton për kujdestarinë e tyre. Sidoqoftë, edhe pse kanë pak kohë bashkë, ata po përpiqen të bëjnë një fëmijë sepse e ndjejnë që “janë bërë për njëri-tjetrin”.  Brad   Pitt  babai i një princeshe. Kujt ia merrte mendja

Kujdes! Vendosni foton tuaj në Facebook ose llogaria do të fshihet

Image
Rrjeti social më i përdorur, Facebook ,ka një paralajmërim të  rëndësishëm  për përdoruesit e saj.  Facebook  ka paralajmëruar se do i mbylli llogaritë e tyre në këtë aplikacion nëse ata nuk ngarkojnë një foto "të qartë" të fytyrës së tyre.  Testi  i  fotos  ka për qëllim të ndihmojë  Facebook  "të kapë aktivitetin e dyshimtë në pika të ndryshme të ndërveprimit në vend", tha një zëdhënës i kompanisë për revistën Wired.  Testi  i  fotos  do të përdoret vetëm kur  Facebook  të diktojë aktivitet të dyshimtë në sistem, por për të shmangur mbylljen e pakthyeshme të llogarisë bëjme mirë që llogarinë tona t'a mbajmë sa më reale.

Njihuni me asistenten seksi të Ramush Haradinajt (FOTO LAJM)

Image
Asistentja e Ramushit kohëve të fundit është bërë pjesë e shtypit mediatik, e cila po komentohet për pamjen e saj. Bëhet fjalë për bukuroshen nga Gjilani,  Bezi  Osmani e cila ka disa vite që është pjesë e AAK-së në rolin e saj si asistente. Atë e kemi parë aktive edhe në rrjetet më të frekuentuara sociale ku nuk heziton të shpërndajë imazhe për  ndjekësit  e saj. Bezi  shquhet për stilin e veçantë që ka e madje duket edhe shumë  elegante . Përveç fotografive  elegante  të cilat i sjell bukuroshja gjilanase, ajo di të jetë edhe provokuese e madje tejet joshëse. Duhet theksuar, se këtë detyrë  Bezi  e ushtron prej vitesh.

Putin në Ankara: Vendimi i SHBA-së për Jerusalemin minon procesin e paqes “Një vendim që minon procesin e paqes”, ishin fjalët e liderit rus nga Ankaraja për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump..

Image
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, njoftoi mbrëmjen e së hënës se këtë javë do të qartësohet blerja e sistemit të mbrojtjes ajrore “S-400” nga Rusia. Kreu i shtetit turk dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin, realizuan në Ankara takimin e tyre të 8-të dypalësh brenda vitit 2017. Dy liderët dolën përpara kamerave në konferencë të përbashkët shtypi pas një takimi kokë më kokë rreth 1 orë të gjatë. I pari në lidhje me këtë takim, i cili pritej me interes nga e gjithë bota, u prononcua Erdogani, që e nisi fjalën duke u shprehur i kënaqur që priti edhe një tjetër herë e Putinit në Turqi. Ai tha se marrëdhëniet turko-ruse vazhdojnë të zhvillohen në çdo fushë, ndërsa vuri në pah se “harmonia politike” po reflektohet gjithashtu në marrëdhëniet njerëzore, tregtare, turistike dhe energjetike mes dy vendeve. Pasi u ndal mbi rëndësinë e jetësimit brenda një kohe të shkurtër të projekteve të përbashkëta energjetike, me theks të veçantë mbi Centralin Bërthamor “Akkuyu”, Erdogani...

"Diamanti i Paqes" i Sierra Leones shitet në një ankand të hapur në New York "Diamanti i Paqes" prej 709 karatësh, i cili është një nga diamantet e papërpunuar më të mëdhenj në botë që i përket Sierra Leones është shitur në vlerë prej 6.5 milionë dollarë.

Image
"Diamanti i Paqes" prej 709 karatësh, i cili është një nga diamantet e papërpunuar më të mëdhenj në botë që i përket Sierra Leones është shitur në vlerë prej 6.5 milionë dollarë. Diamanti u nxor në shitje në një ankand të hapur në New York nga Qeveria e Sierra Leones me qëllim për të ndihmuar të varfrit në vend dhe për të ndërmarr projektet e zhvillimit. Diamanti është blerë nga Laurence Graff, i cili është kreu i markës britanike të stolive Graff Diamonds. Gjysma e të ardhurave nga diamanti do të përdoren veçanërisht për projekte të ujit të pijshëm, energjisë elektrike, arsimit dhe projekte të shëndetësisë në fshatin Koryardu në lindje të vendit, që është fshati ku është gjetur diamanti. Poashtu edhe në muajin maj diamanti, i cili është i 14-ti në botë për nga madhësia u nxor në shitje në një ankand në New York por Qeveria e Sierra Leones nuk e kishte pranuar ofertën shitjen e tij për 7.8 milionë dollarë. Oferta në këtë ankand për "diamantin e paqes" ishte m...