Posts

Showing posts from January, 2018

Maqedonia Juglindore goditet nga 16 tërmete

Image
Gjashtëmbëdhjetë tërmete të një pas njëshme kanë goditur mbrëmë rajonin e Dojranit.  Tërmeti  më i fuqishmi ishte me intensitet prej 5 ballë sipas Rihterit. Dridhjet janë ndjerë mjaftueshëm nga qytetarët e Dojranit të Vjetër dhe Strumicës por edhe në vendet fqinje si Greqia dhe Bullgaria. Gjithashtu,  tërmeti është ndjerë edhe në  Shkup . Sizmologu Mihajll  Garevski  thotë që një shkallë e tillë i  tërmetit  mund t’i ketë shqetësuar qytetarët dhe paralajmëron se dridhjet do të vazhdojnë edhe më tej deri në qetësimin e plotë të pllakave tektonike. "Epiqendra ishte në territorin e Greqisë me magnitud prej 5 shkallë sipas Rihterit.  Tërmetit  i paraprin disa dridhje tektonike me magnitudë ndërmjet 3.6 e pastaj pasoi  tërmeti  prej 5 shkallëve të shkalës Rihter.  Tërmeti  ishte i ngjashëm me atë që ndodhi në  Shkup  dhe  tërmetit  që vitin e kaluar ndodhi në Ohër” -tha sizmologu Mihajll  Garevski . Dridhja më e fuqishme, ajo prej 5 ballëve sipas shkallës Rihteri, ka shkaktuar vetëm pl

Irani paralajmëroi protestuesit në ditën e tretë të protestave Kryetari i Gjykatës së Revolucionit në Teheran, Musa Gazanfer Abadi deklaroi se protestuesit, të cilët iu bashkëngjitën protestave pas tre ditëve, do të ndëshkohen me dënime më të rënda

Image
Kryetari i Gjykatës së Revolucionit në Teheran, Musa Gazanfer Abadi deklaroi se protestuesit, të cilët iu bashkëngjitën protestave pas tre ditëve, do të ndëshkohen me dënime më të rënda. Në prononcimin e tij të bërë për agjencinë e lajmeve “Tesnim”, Abadi tha: “Ndëshkimet e manifestuesve të ndaluar, të cilët iu bashkëngjitën protestave pas ditës së tretë dhe më vonë, do të jenë më të rënda. Sepse krahas deklaratës së Ministrisë së Brendshme se këto protesta janë të paligjshme, këta persona me vetëdije dhe qëllimisht vazhduan të shkaktojnë trazira në shoqëri”.                                                  “Gjatë ditëve në vijim pjesëmarrja në protesta nuk do të shqyrtohet në kuadër të të drejtës së qytetarëve”, theksoi Abadi, ndërsa vijoi me këto fjalë: “Për më tepër, këta persona do të mbahen si persona të cilët synojnë themelet e regjimit. Personat e ndaluar do të mund të akuzohen me akuza të rënda, si sulm ndaj sigurisë kombëtare dhe dëmtim i pronave publike”. Duke e bërë