Posts

Maqedonia Juglindore goditet nga 16 tërmete

Image
Gjashtëmbëdhjetë tërmete të një pas njëshme kanë goditur mbrëmë rajonin e Dojranit.  Tërmeti  më i fuqishmi ishte me intensitet prej 5 ballë sipas Rihterit. Dridhjet janë ndjerë mjaftueshëm nga qytetarët e Dojranit të Vjetër dhe Strumicës por edhe në vendet fqinje si Greqia dhe Bullgaria. Gjithashtu,  tërmeti është ndjerë edhe në  Shkup . Sizmologu Mihajll  Garevski  thotë që një shkallë e tillë i  tërmetit  mund t’i ketë shqetësuar qytetarët dhe paralajmëron se dridhjet do të vazhdojnë edhe më tej deri në qetësimin e plotë të pllakave tektonike. "Epiqendra ishte në territorin e Greqisë me magnitud prej 5 shkallë sipas Rihterit.  Tërmetit  i paraprin disa dridhje tektonike me magnitudë ndërmjet 3.6 e pastaj pasoi  tërmeti  prej 5 shkallëve të shkalës Rihter.  Tërmeti  ishte i ngjashëm me atë që ndodhi në  Shkup  dhe  tërmetit  që vitin e kaluar ndodhi në Ohër” -tha sizmologu Mihajll  Garevski . Dridhja më e fuqishme, ajo prej 5 ballëve sipas shkallës Rihteri, ka shkaktuar vetëm pl

Irani paralajmëroi protestuesit në ditën e tretë të protestave Kryetari i Gjykatës së Revolucionit në Teheran, Musa Gazanfer Abadi deklaroi se protestuesit, të cilët iu bashkëngjitën protestave pas tre ditëve, do të ndëshkohen me dënime më të rënda

Image
Kryetari i Gjykatës së Revolucionit në Teheran, Musa Gazanfer Abadi deklaroi se protestuesit, të cilët iu bashkëngjitën protestave pas tre ditëve, do të ndëshkohen me dënime më të rënda. Në prononcimin e tij të bërë për agjencinë e lajmeve “Tesnim”, Abadi tha: “Ndëshkimet e manifestuesve të ndaluar, të cilët iu bashkëngjitën protestave pas ditës së tretë dhe më vonë, do të jenë më të rënda. Sepse krahas deklaratës së Ministrisë së Brendshme se këto protesta janë të paligjshme, këta persona me vetëdije dhe qëllimisht vazhduan të shkaktojnë trazira në shoqëri”.                                                  “Gjatë ditëve në vijim pjesëmarrja në protesta nuk do të shqyrtohet në kuadër të të drejtës së qytetarëve”, theksoi Abadi, ndërsa vijoi me këto fjalë: “Për më tepër, këta persona do të mbahen si persona të cilët synojnë themelet e regjimit. Personat e ndaluar do të mund të akuzohen me akuza të rënda, si sulm ndaj sigurisë kombëtare dhe dëmtim i pronave publike”. Duke e bërë

Shkup, protestë për zbardhjen e “Kumanovës”

Image
Familjarët e të dënuarve për rastin “Lagja e Trimave” protestuan edhe sot në Shkup. Kërkesave të tyre për rigjykim të rastit dhe zbardhjen e tij të plotë iu bashkuan edhe organizata të tjera, veteran të luftës dhe intelektual. Familjarët dhe protestuesit kërkesat e tyre i kanë adresuar edhe në përfaqësit diplomatike. Kërkojmë reforma thelbësore në gjyqësorin e Maqedonisë, rikualifikim, rigjykim dhe kompensim të gjitha rasteve për të cilat opinioni mendon se janë prodhim i kuzhinës politike – deklaroi Shpëtim Pollozhani, Shoqata e ish të burgosurve politik . Të mundohemi deri në fund që rastin e Kumanovës ta zbardhim dhe t’i japim epilog të drejtë juridik. Mos të presim nga këta epilog të drejtë juridik sepse këta kanë bërë një akuzë për terrorizëm. Kanë luftuar deri në pikën e fundit për t’u mbrojtur nga një terror që e ushtroi pushteti i atëhershëm VMRO-BDI – tha Hisni Shaqiri, Ish deputet Protestës së familjarëve iu bashkuan edhe deputet të Lëvizjes Besa. Pas protestës në she

Zyrtare: Djali i Zidane largohet nga Alaves, bëhet shok skuadre me yllin e Kosovës

Image
Enzo Zidane edhe zyrtarisht ka shkëputur kontratën me skuadrën e La Ligas, Deportivo Alaves, për të kaluar në Zvicër te skuadra e FC Laussane Djali i legjendës, Zinedine Zidane, Enzo edhe zyrtarisht është larguar nga Alaves, për të kaluar te skuadra zvicerane, Laussane. Enzo në gusht u transferua nga Real Madrid në Alaves, por pas gjashtë muajsh u largua. Ai tashmë edhe zyrtarisht është bërë shok skuadre me yllin e Kombëtares së Kosovës, Benjamin Kololli. “Alaves dhe Enzo Zidane janë pajtuar të shkëpusin kontratën. Pas kësaj ai është larguar nga skuadra dhe ka nënshkruar me FC Lausanne. Klubi e falënderon për përkushtimin dhe punën gjatë këtyre muajve dhe i dëshiron shumë fat në të ardhmen”, thuhet në njoftimin zyrtar të Alaves

Erdogan: Na kanë përçarë në “sunitë” dhe “shiitë”, por kemi një fe dhe është islami Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tërhoqi vëmendjen mbi përpjekjet e botës perëndimore për të përçarë islamin..

Image
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tërhoqi vëmendjen mbi përpjekjet e botës perëndimore për të përçarë islamin. Gjatë kthimit të mërkurën në mbrëmje nga Tunizia, stacioni i fundit i turneut të tij afrikan, kreu i shtetit turk bëri vlerësime për gazetarët që e shoqëronin në avionin presidencial. Erdogan vuri në pah se media perëndimore ka filluar ta cilësojë atë si “lider të myslimanëve sunitë”. “Çështja duhet parë nga një këndvështrim përtej sunizmit dhe shiizmit. Ne s’bëhemi pjesë e një ndasie të llojit sunit apo shiit. Ne s’kemi një fe që quhet sunizëm dhe as një besim që quhet shiizëm. Feja jonë është një dhe është islami. Ne jemi të obliguar të veprojmë sipas udhëzimeve të islamit. Tashmë na kanë përçarë në ‘sunitë’ dhe ‘shiitë’. Duhet të tregojmë kujdes maksimal për të mos rënë pre e këtyre lojërave”, u shpreh ai. Lideri turk u ndal gjithashtu mbi nismat për statusin e Jerusalemit. “Nga aspekti i përfaqësimit, pjesëmarrja mund të ishte në nivel shumë më të lart

Policia turke arreston 201 të dyshuar për planifikim sulmesh terroriste natën e Vitit të Ri Autoritetet turke kanë arrestuar 201 persona të dyshuar për lidhje me organizatën terroriste DAESH dhe për planifikim sulmesh terroriste në festat e fundvitit...

Image
Autoritetet turke kanë arrestuar 201 persona të dyshuar për lidhje me organizatën terroriste DAESH dhe për planifikim sulmesh terroriste në festat e fundvitit. “Policia ka arrestuar të enjten 124 persona dhe premten 77 të tjerë, në 14 provinca”, njoftoi Agjencia Anadolli. “Mes të dyshuarve ishin edhe disa shtetas të huaj. Policia identifikoi dokumente dhe materiale digjitale që zbulonin plane për sulme terroriste në prag të Vitit të Ri”, sipas raportit. Kontrollet e papritura të policisë zhvillohen pothuajse një vit pas sulmit terrorist të DAESH-it në një klub nate, në Stamboll, ndërsa pjesëmarrësit ishin duke festuar natën e Vitin e Ri, duke shkaktuar vdekjen e 39 personave

Gjykatësja “Svarovski” do të vendos për Gruevskin për “Mercedesin” e tij prej mbi 600 mijë euro

Image
Gjyaktësja Lidija Petrovska, e cila është e njohur nga “bombat” si “Gjykatëse SVarovski”, sipas shpërndarjes të dy aktakuzave të reja të miratuara nga këshillat e Gjykatës Penale, duhet të vendos për lëndën “Tanku” e ku të dyshuar janë ish kryeministri Nikolla Gruevski, ish ministra Gordana Jankullovska dhe ish ndihmës-ministri i MPB-së, Gjoko Popovski për blerjen e “Mercedesit” ekstra-luksoz. Lexo më shumë në: